InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rruga e minuar ku ka hyrë Shqipëria pas 25 prillit

8 Qershor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Çfarë rrezikon të prodhojë dështimi i zgjidhjes së krizës shqiptare

Nga Red VARAKU

Të gjithë studiuesit e shkencave politike bien dakort që kur dhunohet elementi më bazik i demokracisë, që janë zgjedhjet e lira, pasojat janë sa të paparashikueshme, aq edhe të pakontrollueshme.

Kjo sepse zgjedhjet janë një mundësi korrigjimi paqësor i problemeve politike dhe shoqërore dhe në rastin e bllokimit të këtij mekanizmi, i cili shfryn në mënyrë të kontrolluar tensionin e akumuluar në shoqëri, shoqëria do të tentojë automatikisht vetëkorrigjimin e dhunshëm dhe siç e cekëm më sipër të pakontrolluar.

Korrupsioni, kapja e shtetit , mungesa e sundimit të ligjit, kapja e drejtësisë, kriza ekonomike, kriza politike, kriza sociale dhe shumë të tjera , janë vetëm pasoja të këtij dhunimi.

Në këtë kuptim masakra zgjedhore e 25 prillit është zhvillimi dhe deformimi më i rrezikshëm në politikën shqiptare , për shkak se është një akt që tenton riskllavërimin e shoqërisë nga e njëjta pakicë që e skllavëroi për 45 vjet me rradhë.

Ky devijim që tenton haptazi asgjësimin demokracisë dhe shtetit ligjor, është eksplozivi që do të prodhojë një shpërthim, që do të rikthejë në jetë demokracinë , por me një kosto shumë të rëndë për vendin.

Kjo sepse pas këtyre zgjedhjeve nuk kemi të bëjmë thjesht me një alternativë të ndryshme qeverisëse, por kemi të bëjmë me një përpjekje të hapur për eliminimjn e opozitës dhe asgjësimin e demokracisë dhe mbrojtja e demokracisë është me rëndësi jetike për të gjithë ne.

Sigurisht, që deri tani kemi pasur probleme me zgjedhjet, kemi pasur probleme me shtetin ligjor, kemi pasur probleme me drejtësinë, por deri tani e gjitha ka qenë një proces që ka shkuar drejt përmirësimit, të paktën deri në 2013.

Por ajo që rrezikojmë sot është largimi totalisht nga vlerat perëndimore dhe vlerat demokratike. Rrezikojmë instalimin perfundimtar të një regjimi dhe rikthimin përsëri në një shoqëri të pashpresë, sërish të nënshtruar dhe skllavëruar.

Për pasojë pas 25 prillit, Shqipëria ka hyrë në një zonë të minuar , tensioni dhe pasiguria e të cilës ndjehet kudo.

Le të shpresojmë që përgjegjësit e kësaj masakre të reflektojnë dhe të tërhiqen, me qëllim që t’i ofrojnë vendit një zgjidhje politike përmes zgjedhjeve të parakohshme , përndryshe situata mund të shpërthejë dhe të degradojë në çdo moment.

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…
Show Biz

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike
Show Biz

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike

29 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com