Nga Agron PREBIBAJ
NJERËZORJA E DED RAJTA NGA LURA
Ndjeshmeria e komunikimit tim me burrin e Lurës në 1-vjetorin e ikjes së gruas!
Unë ka disa kohë që e njoh këtë burrin nga Lura e mrekullueshme, porse gjithnjë një burrë i urtë, shtat mesem por shumë njerëzor i cili edhe zgjuarsinë e përdor me racion e shumë dashuri njerëzore.
Ai quhet Ded Rajta, por pasi mesova se neser të dielen ai thërriste njerëzit e vet në ndarjen nga bashkëshortja një vit më parë, unë pashë percjelljen e ndjeshmerisë së tij, ndaj dhe ju luta të më lejonte ta përcillja këtë mesazh së pari në në profilin tim, e pse jo edhe në mediat që pasqyrojnë.
Nuk desha ta ngacmoj, por vetem një pyetje i bëra: Zoti ta mori bashkëshorten, por si ndjesh sot në kujtesën tënde të jetës pas 1 viti ndarje?
Deda, mu përgjigj; Mos të ndodhtë ty e askujt me atë që nderton jetën e familjen e mire, unë sot jam krenar se kam tre djem e tre vajza të mrekullueshem por ajo me mungon!
Me mungon ajo që bisedoja e flisja më shumë për gjithçka.
Edhe mua nuk më mbetet asnjë fjalë tjetër me burrin e urtë nga Lura, vetem ti uroj- ju qofshi jetëgjatë, ndërsa bashkëshortja juaj, u prehtë në paqe!