“Ato mund t’i kenë hedhur fëmijët e mi, vajza dhe djali, njëri pesë dhe tjetri 7 vjeç”, këmbëngul gjyqtarja dhe ky version do të shqyrtohet në fillim të javës, bazuar në kërkesen për pezullimin e saj nga detyra.
Enkeleda Kapedani do të përballet të hënën me kërkesën e ILD-së për shkarkimin e saj, pas videove provokuese të saj në tik tok. Përballja mes palëve do të bëhet në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku më herët Kapedani ka dhënë sqarime mbi mënyrën si rrodhën videot në rrjet.