Arsim Abduli dhe Eri Aga, dy nga ish konkurentët e Për’puthen, nuk i bashkon vetëm miqësia, por edhe muzika. Prej kohësh po përflitet për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.
Tashmë gjërat janë në rrugën e duhur dhe djemtë e kanë gati projektin e shumë pritur. Arsimi ka 7 vite që merret me muzikë, kryesisht Rap në gjuhën gjermane. “Columbiana” është titulli i këngës që do të lançohet nga plot 4 reperë. Veç Arsimit dhe Erit pjesë do të jenë edhe Deizo & Sardi.
Kënga është e zhanerit “Rap Rnb” dhe do të jetë prezantim i parë i katër djemve në muzikë. “Columbiana” kryesisht i dedikohet vajzave, mënyrës se si duket dhe luan ajo. Klipi do të jetë veror, duke ekspozuar “brand-et”, jetën e shtrenjtë, vajzat e bukura dhe djemtë e talentuar. Gjithashtu pjesë e klipit do të jenë edhe disa nga ish konkurentët e Për’puthen.
Për lançimin e projektit është menduar data 27 maj dhe ka qenë shumë i përfolur për shkak se pjesë e tij si modele do të jenë edhe 2 nga vajzat e “Love Story”, Enxhi dhe Arjana me të cilat djemtë janë komentuar se janë në lidhje dashurie. Sa e vërtetë është kjo, mbetet për tu parë në vazhdim. Suksese çuna…..! Era Dushi/ Infopressalbania/