Nga Irena Progni, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD
Çuarja në vend e dinjitetit të nëpërkëmbur të çdo demokrati anembanë Shqipërisë është detyra parësore e çdo individi, që kërkon votë dhe mbështetje prej tyre!
Ridimensionimi i partisë bazuar mbi vlera, kontribute e parime është jetësore!
Evidentimi dhe ngritja e mekanizmave funksionalë, që e bëjnë çdo anëtar partie të vlerësuar dhe vendimmarrës është thelbësore!
Krijimi i strukturave efektive, me performacë e larg informalitetit të panevojshëm, nepotizmit çalaman dhe riciklimit të të paaftëve është e rëndësishme!
Krijimi i një force të djathtë në formë e përmbajtje, në moral, në frymë, vizion e në strategji është detyrim!
Shqipëria ka nevojë urgjente për demokraci të vërtetë!