Nga Paulin MARKU
Në shumë palë zgjedhje në Shqipëri ,por edhe këto të 25-Prillit u përdor termi, retorika,shprehja, termet në zgjedhje.Zgjedhjet e lira dhe demokratike nuk duhet të jenë termet, por vullnet i lirë , shprehje e vlerave qytetare, pjesmarrje të gjërë të votuesve,njohje me programet e zhvillimit dhe alternativat.Ato që shpikën fjalën termet zgjedhor duhet të kuptojnë se ky termet lëkund të gjitha palët dhe askush nuk mund të jetë fitues nga goditjet e termetit.
Termeti i vazhdueshëm në zgjedhje , si ato lokale në Diber,në vendoret 2019 pa kundërshtar politik dhe ato të 25 Prillit nuk prodhojnë demokraci,rend,siguri,integrim,perspektive,zhvillim dhe balanca politike. Si shqiptar jashtë çdo bindje politike më intereson një pushtet politik që buron nga vota e lirë demokratike,njerëzore, shpirtërore, programore në interes të paqes,sigurisë dhe të ardhmes tonë të përbashkët.
Pasi ke shkaktuar termet zgjedhor ,pse kërkon shtrirjen e dorës dhe bashkëpunimin me ato që ju shembe ndertesën e lirisë . Pa një proces të lirë ,demokratik të zgjedhjeve nuk ka zhvillim,stabilitet,besueshmëri dhe të ardhme për Shqipërinë!