Një aksident tragjik me dy viktima është regjistruar gjatë natës në aksin rrugor Milot-Mamurras.
Mjeti tip “Toyota”, i cili po udhëtonte drejt Fushë Krujës ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë.
Për pasojë kanë humbur jetën shtetasit Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa,39 vjeç, banues në Tiranë.
Zjarrfikesit e Laçit kanë nxjerrë nga uji dy kufomat dhe janë dërguar në morg.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.