Në Teatrin Migjeni në Shkodër ka ndodhur një incident teksa trupa e aktorëve po jepte shfaqje në zonën muzeale. Suvaja është shkëputur nga muri dhe ka rënë mbi aktorin Nikolin Ferketa.
Sipas Report Tv mësohet se aktori është dëmtuar në shpinë. “Kjo nuk duhet të ndodhë më, të merren masa urgjente”, është shprehur aktori.
Ndërkohë ka reaguar edhe drejtoresha e Teatrit Rita Gjeka e cila është shprehur:”Institucionet të ndërhyjnë, gjëra të tilla të mos ndodhin më.