InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Shqiptari dhe tradita e rrëmbimit të gruas, rrëfimi i shkrimtarit francez

11 Maj, 2021
in Artikuj, InfoPress, Kulturë
A A
Shqiptari dhe tradita e rrëmbimit të gruas, rrëfimi i shkrimtarit francez

Nga Aurenc Bebja

“Messidor” ka botuar, të shtunën e 7 shtatorit 1907, në faqen n°3, rrëfimin e shkrimtarit të njohur francez Guillaume Apollinaire për mikun e tij shqiptar dhe zakonin e rrëmbimit të gruas, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Novelë e re nga Guillaume Apollinaire

Shqiptarët janë burra të pashëm, fisnikë, të guximshëm, me prirje për vetëvrasje, gjë që padyshim do t’i bënte njerëzit të dridheshin për racën e tyre nëse cilësitë e tyre riprodhuese nuk do të kundërpeshonin mërzinë e tyre për të jetuar.

Një shqiptar të cilin e njoha gjatë një qëndrimi të gjatë në Bruksel më la përshtypje të paharrueshme dhe të caktuara për një komb i cili, së bashku me skocezët, ndoshta, është më i vjetri në Evropë.

Ky shqiptar kishte mikeshë një angleze që e bënte të vuante si vetëm ata që janë të elitës së njerëzimit mund të vuajnë nga dashuria.

Kjo vajzë, bukuria e së cilës ishte aq joshëse (fyese) sa nuk ka një burrë që nuk do ta donte çmendurisht, e tradhtonte mikun tim me ata që dëshironin, dhe vetë unë, dhe të më falni, hezitoja midis miqësisë dhe dëshirës (epshit).

E paturpshme, në një mënyrë që mund të admirohet vetëm nga ata që jeta i ka bërë të vuajnë aq sa të qorrohen në shpirt dhe zemër, Maud e kalonte jetën e saj, e zhveshur, në apartamentin e mikut tim. Dhe kur ai ishte jashtë, të shthururit hynin në shtëpinë e tij.

Dhe kjo vajzë, kjo Maud, a ishte ajo pjesë e njerëzimit?

Ajo nuk fliste asnjë gjuhë, por një dialekt hibrid, një përzierje e të folurit anglez, francez, belg dhe gjerman.

Një filolog do ta kishte adhuruar atë, një gramatikan nuk mund veçse ta kishte urryer pavarësisht bukurisë së saj.

Angleze, ajo ishte nga babai i saj, një oficer mizor, i dënuar me vdekje në Indi për abuzim ndaj vendasve (indigjenëve). Por nëna e saj ishte malteze.

***

Një ditë, miku im më tha :

— Dua të ta them. Nesër, do të vras veten.

Unë i njihja mjaft mirë zakonet shqiptare për të ditur që këto nuk ishin fjalë boshe.

Ai do të vriste veten, pasi e kishte thënë kështu.

Unë kurrë nuk e lashë atë, dhe të nesërmen, falë pranisë sime dhe miqësisë, shqiptari nuk vrau veten.

***

Ai gjeti vetë një ilaç për dhimbjen e tij.

— Kjo grua, tha ai, nuk është gruaja ime. Unë e dua atë, kjo është e vërtetë, por me një dashuri që një nuse do të më shkatërronte përbrenda.

— Nuk e kuptoj, i thashë.

Ai buzëqeshi dhe vazhdoi :

— Racat e Ballkanit dhe maleve në kufi me Adriatikun dikur praktikonin rrëmbimin, dhe ky zakon mbijeton në lokalitete të ndryshme.

Vetëm gruaja që kemi marrë (rrëmbyer), ajo që kemi zbutur (domestikuar), na takon vërtet.

Dhe pa rrëmbim, nuk ka martesë të lumtur.

Unë kam flirtuar me Maud.

Por ishte ajo që më mori.

Ajo është e lirë dhe unë dua të rifitoj lirinë time.

— Dhe si? E pyeta i habitur.

— Rrëmbimi! tha ai me nje qetësi dhe fisnikëri që më bëri përshtypje.

Në ditët në vijim, ne udhëtuam, shqiptari dhe unë.

Ai më çoi në Gjermani dhe për një kohë shumë të gjatë dukej i shqetësuar.

Unë respektoja dhimbjen e tij dhe pa menduar për rrëmbimin e admiroja në heshtje për përpjekjen për të harruar këtë Maud, e cila e tërbonte atë për vdekje.

***

Një mëngjes në Këln, në mes të Hohe Strasse, shqiptari më tregoi një vajzë të re, e cila me një mjet muzikor në dorë, po ecte pranë shërbëtorës së saj.

Një shërbëtor i veshur me shije ecte dhjetë hapa pas dy grave.

Vajza mund të ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Dy gërsheta i bienin pas shpine.

Bijë e një mjeku nga Këlni, ajo dukej e gëzuar në Prusi po aq sa në qytetin e Tre Mbretërve (Rois Mages) 

— Më ndiqni, tha befas shqiptari.

Ai filloi të vraponte, kaloi shërbëtorin dhe, duke arritur pranë vajzës së re, i hodhi një krah rreth belit dhe e ngriti atë (mbi supe) duke vrapuar shumë shpejt.

Po vrapoja i shqetësuar në gjurmët e mikut tim.

Unë nuk shikoja pas meje, por sigurisht që shërbëtori dhe shërbëtorja, të shushatur, kishin humbur mendjen, sepse ata as nuk bërtisnin: “Kujdes!”

***

Në kaluam para Kupolës, arritëm në stacion.

Vajza e re, e hipnotizuar nga prania mashkullore e rrëmbyesit të saj, buzëqeshi, e kënaqur në të gjitha kuptimet e fjalës dhe, kur ishim në vagonin e një treni që u nis drejt Erbestal, drejt kufirit, shqiptari po puthte (përqafonte), sa të ikte shpirti, më të nënshtruarën e grave.

Guillaume APOLLINAIRE

Të Lidhura

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026
Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike
Kulturë

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike

31 Mars, 2026
“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026
“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

TË FUNDIT

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 prill 2026

13 Prill, 2026

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com