Ish-deputeti lezhian, i njohur për qëndrimet e tij të herë pas hershme ndaj qeverisjes së Edi Ramës, si dhe pë denoncimin e një sërë aferave korruptive, ka reaguar sot me një gjuhë të ashpër ndaj atyre që ai i quan “minjtë e Endri Fugës”, të cilët ndërhyjnë duke bërë report çdo faqe facebooku, që është në oponencë me kreun e qeverisë.
Ndocaj, një fakt të tillë e ka denoncuar sit, teksa ka njoftuar se profili i tij zyrtar është sulmuar me direktivë nga bodrumet e kryeministrisë dhe një gjë e tillë, vjen si synim i kryebastardit Ramoviç, për të mbyllur gojën e çdo opozitari në vend.
Publikimi i plotë:
Vazhdojnë sulmet mbi facebookun tim nga minjtë e Endri Fuges, që të strukur në bodrumet e kryeministrisë dhe me porosi të kryebastardit Ramoviç mendojnë se mund të ndalojnë fjalën e lirë timen! Ta harrojë çdokush, se mundet të ndalojë lirinë e shprehjes dhe të mendimit tim, pasi koha e vemjeve komuniste ka përfunduar njëherë e përgjithmonë! Poshte neodiktaturave! Fundi i “bijve të etërve” do të jetë i shpejtë!