Partia Demokratike ka fituar me një rritje të konsiderueshme votash krahasuar 4 vite më parë Bashkinë e Malësisë së Madhe. Nga 17343 vota në total, PD ka marrë 7090 vota ose 44.19% të totalit ndërsa PS ka marrë 6521 vota ose 40.64% të totalit të votave.
Krahasuar me 4 vite më parë, PD ka rritje të konsiderueshme prej 1200 votash ndërsa PS ka rënie me 2 mijë vota.
Forcë e tretë është renditur PSD me 1476 vota ose 9.20% që në fakt shënon rritje me 400 vota në krahasim me 2017. LSI ka marrë vetëm 513 vota në këtë Bashki, pothuajse 50% më pak se 4 vite më parë në Malësinë e Madhe.