Kandidatja për deputete e PD në Qarkun Tiranë, Jorida Tabaku tha se në këto zgjedhje, PD ka thyer një bastion të majtë në kryeqytet pas 12 vitesh.
“Jam këtu në degën numër 2, në shkollën ‘Hoxha Tahsin’, ku po vazhdon numërimi dhe nuk ka patur asnjë moment pushimi. Partia Demokratike në këto momente, kur është numëruar më pak se gjysma e kutive, ka rikuperuar pothuajse 2 800 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017. Koalicioni opozitar në degën 2 këtu kryeson për herë të parë pas 12 vitesh. Ne kemi thyer një bastion të majtë dhe për herë të parë pas 12 vitesh Partia Demokratike bashkë me LSI-in janë pothuajse 400 vota përpara. Trendi do të vazhdojë të jetë i njëjtë”, u shpreh Tabaku.