InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Basha nga Shkodra: Të dielën sjellim ndryshimin! Fitorja më e madhe dhe më e bukur, sepse do jetë fitorja e gjithë shqiptarëve

23 Prill, 2021
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Basha nga Shkodra: Të dielën sjellim ndryshimin! Fitorja më e madhe dhe më e bukur, sepse do jetë fitorja e gjithë shqiptarëve

LULZIM BASHA, NË SHKODËR

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar fushatën përmbyllëse në qytetin e Shkodrës. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit më 25 prill, Basha tha se ditën e diel do të sjellim fitoren më të madhe dhe më të bukur, sepse do jetë fitorja e të gjithë shqiptarëve.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve të Shkodër.

Lulzim Basha:
Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, shkodrane e shkodranë. Mirë se ju gjej në këtë ditë të bekuar nga shiu i perëndisë që paralajmëron bereqetin e fitores, fitores më të thellë që e pret Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë ditën e diel me votat tuaja për numrin 9. Cili numër? 9. Shkodra e pamposhtur e demokracisë, Shkodra e papushtueshme dhe e pandalshme e qytetarisë, Shkodra e njerëzve fisnikë, e atyre që shqiptarëve dhe mbarë kombit ia ka ngritur kokën edhe në ditët e saj më të zeza. Është sot siç ka qenë gjithmonë në prirje, në udhëheqje, në pararojë të marshimit më të madh kombëtarë, në zgjedhjet më masive popullore, në zgjedhjet më të rëndësishme pikërisht sepse është Shkodra e ndryshimit, e demokracisë, e Shqipërisë si gjithë Europa. Fitorja e ditës së diel do të fillojë nga Shkodra, do të fillojë nga maja më e lartë e Kelmendit e do të zbresë deri në skajin më jugor të vendit. Kjo do të jetë fitorja më e thellë dhe do të jetë fitorja më e bukur sepse do t’i takojë çdo shkodraneje dhe çdo shkodrani. Do ti takoj të gjithë shqiptarëve pa përjashtim. 8 vite makth, 8 vite premtime të pa mbajtura, 8 vite nëpërkëmbje, varfëri, shtypje, korrupsion, banda, do të marrin fund sepse në 25 prill energjia që kam prekur dhe kam ndier sa herë kam qenë në qytetin tuaj të mrekullueshme anë e mban Shkodrës dhe Shqipërisë. Kjo energji do të derdhet masivisht në kutitë e votimit. Vëllezër e motra shkodranë ju i keni prirë përherë ndryshimit, ju do t’iu prini fitores. Qeveria e pas 25 prillit do të jetë qeveria e Shkodrës dhe e Vlorës, e Korçës dhe e Durrësit dhe unë do të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve. Dua të falënderoj nga zemra e t’ju uroj edhe në emër të të gjithë shkodranëve socialistëve të zhgënjyer që do të votojnë numrin 9, do të bëhen një me vëllezërit e motrat tona sepse nuk ka shqiptarë që nuk e di më se e vetmja mënyrë për ndryshim është vota masive popullore për numrin 9. Dhe largimi përfundimtar i Edi Ramës nga skena politike. 8 vite dështim. 8 vite mjerim. Përgjigjen do ta marrin me votë në kutitë e votimit. Vëllezër dhe motra 12 orë na ndajnë nga heshtja elektorale. 2 ditë e 12 orë na ndajnë nga fitorja. Por siç nuk ndalet uji i Drinit e i Kirit, siç nuk ndalet uji i Bunës mos e ndalni asnjë çast punën derë më derë, zemër më zemër, derisa të mbushet plot ai liqeni i Shkodrës, plot si Adriatiku, me votat e ndryshimit çdo kuti votimi në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, në Korçë, në Tiranë e në mbarë Shqipërinë sepse ndryshimi që po vjen është ndryshimi për çdo familje. Ndaj asnjë familje, asnjë prind, asnjë ri dhe e re nuk mund të mungojë. Votoni edhe për fëm9ijët tuaj, për ata të cilët luftojmë, për ata për të cilët do të zhvillojmë Shkodrën dhe ekonominë e saj, do të hapim vendet e punës, do të rrisim pagat dhe do të kthejmë kulturën, dijen dhe artin në piedestalin e lartë shkodran I cili ngrihet madhërishëm në të gjithë kapitujt e ndritur të historisë tonë kombëtare. Ora po afron që Shkodra të marshojë kryelartë me destinin dhe fatin që i ka caktuar historia prijëse e demokracisë, prijëse e fitores. Prijëse dhe çelësi i hapjes së derës. Derës së mbyllur për 8 vite nga Edi Rama dhe klika e tij, derës drejtë destinit tonë, misionit tonë hyjnor që Shkodra e ngërthen në historinë e saj. Kulturën e saj, me rininë e saj të mrekullueshme, me nënat dhe baballarët tanë, me themeluesit dhe qëndrestarët e demokracisë. Derës së bashkimit Europian, derës së Shkodrës Europiane, derës së Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian. Ju e dini, nuk ka forcë ta ndalë vullnetin e Shqiptarëve për ndryshim, kurrë më parë nuk kemi qenë kaq shumë, kaq plot me besim, kaq të vendosur, kaq të bashkuar për ndryshimin që po vjen. Nuk ka forcë ta ndalë dhe të dielën masivisht në kutitë e votimit duke votuar numrin 9. Bashkë për Shqipërinë! Shkodra fiton! Shqipëria fiton! Zoti e bekoftë Shkodrën! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore!

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com