Në përmbyllje të fushatës elektorale, kandidati për deputet i PD për Pukën, Lodovik Hasani, përmes një mesazhi shumë qytetar ku bie në sy gjuha mjaft e moderuar, ka falënderuar të gjithë ata që u bënë pjesë e rrugëtimit të tij politik përgjatë më shumë se njëmuaji, duke ndarë biseda dhe diskutime që në fokus kishin problematikat dhe trajtimin e tyre në këndështrimin e zgjidhjeve.
Në mesazhin e tij, kandidati Hasani pohon: Krenaria ime e të qenurit pukjan, u përforcua akoma më shumë gjatë kësaj periudhe, pasi në karakterin tuaj të skalitur nga sprovat e mëdha jetësore, pashë papërkulshmërinë, qëndresën, dinjitetin, mikpritjen dhe bujarinë, si vlera të kahmoçme tonat, të cilat, ne duhet ti ruajmë dhe ti përcjellim si virtyte!
Në fund të mesazhit, vjen dhe thirrja drejtuar zgjedhësve të bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz: Le të dëshmojmë vlera qytetarie, përgjegjshmërie dhe dinjiteti, duke vlerësuar dhe gjykuar, jo mbi baza emocionesh politike, por mbi krahasimet programore dhe mbi mundësitë reale të kandidatëve në listat rendore, pasi Puka meriton të ketë në Kuvendin e Shqipërisë përfaqësuesin e drejtpërdrejt të saj dhe jo të trajtohet si aneks me përfaqësues të deleguar.
Portali InfoPressAlbania e ka ndjekur me detaje fushatën e kandidatit të PD për Pukën, z. Lodovik Hasani, dhe me një qasje të shpejtë analitike, pohojmë se vlerat e dëshmuara nga ai dhe integriteti njerëzor, e bëjnë padyshim kandidatin më potencial të ofruar për Pukën, dhe si i tillë, është profili politik me mbështetjen dhe me karizmën më të madhe në elektoratin pukjan. Falë stilit të fushatbërjes, ai afirmoi para qytetarëve virtyte të cmuara humane dhe shkallë të lartë përgjegjshmërie në vlerësimin e misionit të tij dhe rolit të politikanit që mbështetet në respektimin e dinjitetit njerëzor
Mesazhi i kandidatit Hasani:
Vëllezër dhe motra të mi pukjanë!
Në përmbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, më lejoni të adresoj falënderimet e mia më të përzemërta për çdonjërin prej jush, për qytetarinë dhe fisnikërinë që treguat, duke ndarë së bashku për më shumë se një muaj, momente të shumta bashkëbisedimi dhe diskutimesh që dëshmojnë vitalitetin dhe energjinë tuaj.
Krenaria ime e të qenurit pukjan, u përforcua akoma më shumë gjatë kësaj periudhe, pasi në karakterin tuaj të skalitur nga sprovat e mëdha jetësore, pashë papërkulshmërinë, qëndresën, dinjitetin, mikpritjen dhe bujarinë, si vlera të kahmoçme tonat, të cilat, ne duhet ti ruajmë dhe ti përcjellim si virtyte!
Vëllezër dhe motra!
Zgjedhjet janë një ngjarje e rëndësishme në afirmimin e vlerave përfaqësuese, ndaj dhe Puka dhe treva e saj me halle plot shquhen për maturinë e përzgjedhjes së tyre. Unë, jam biri i juaj dhe me modestinë e një “shërbëtori“ të devotshëm, që di të marrë përgjegjësi, që di të qaj “halle e derte“, që di të ulet këmbëkryq në votrat tuaja, duke biseduar pa lajka dhe pa marifete fjalësh, por duke u angazhuar si dikur motit, ku burrat “lidheshin” për fjale, u premtoj se do të jem zëri dhe mbështetja juaj pa dallime politike, fetare dhe krahinore, pasi Puka jonë e ruan si një thesar të vyer dhe si një vlerë të saj bashkëjetesën.
Me apelin tim, për të përcjellë një ditë votimi të qetë, larg tensionit dhe konfliktualitetit, kërkoj pjesëmarrjen tuaj masive në votime, si dëshmi e përgjigjes suaj ndaj harresës dhe nëpërkëmbjes 8 vjeçare! Le të dëshmojmë vlera qytetarie, përgjegjshmërie dhe dinjiteti, duke vlerësuar dhe gjykuar, jo mbi baza emocionesh politike, por mbi krahasimet programore dhe mbi mundësitë reale të kandidatëve në listat rendore, pasi Puka meriton të ketë në Kuvendin e Shqipërisë përfaqësuesin e drejtpërdrejt të saj dhe jo të trajtohet si aneks me përfaqësues të deleguar.
Ju ftoj të më jepni besimin tuaj!
Përzemërsisht, Lodovik Hasani, kandidat i PD, Pukë
#BashkëPërNdryshim
#Voto9PD
#Voto6LodovikHasani
#PukaFiton











