InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Tabaku me themelues të PD, intelektualë e pedagogë: Të gjithë brezat e PD janë bërë bashkë për ndryshimin

21 Prill, 2021
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Tabaku me themelues të PD, intelektualë e pedagogë: Të gjithë brezat e PD janë bërë bashkë për ndryshimin
Themelues të Partisë Demokratike, studentë të Dhjetorit 1990, intelektualë e pedagogë u bënë bashkë për të mbështetur kandidaten për deputete të Partisë Demokratike, Jorida Tabakun.
Ishte një bashkim i të gjithë brezave në Partinë Demokratike, në frymën e ndryshimit që po vjen për vendin.
Në një takim të i organizuar në Qytetin Studenti, aty ku shpërtheu revolta e studentëve, që rrëzoi regjimin komunist dhe e hapi vendin drejt Europës, mesazhi i tyre ishte i qartë: Shqipëria ka nevojë për ndryshim, për t’u kthyer në normalitet, për të realizuar ëndrrën europiane dhe për të pasur një qeveri që punon për njerëzit, duke u dhënë zgjidhje problemeve në cdo sektor.
Themelues të Partisë Demokratike, si Aleksandër Biberaj, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Arben Demeti, Neritan Ceka e të tjerë theksuan faktin se Partia Demokratike është një parti që në zemër të saj ka intelektualët dhe pasionin për të punuar për vendin, për ta bërë atë pjesë të Bashkimit Europian.
“Intelektualët dhe mendjet e vendit, këtu në Partinë Demokratike e kanë patur strehën”, nënvizoi zonja Tabaku.
Pjesëmarrësit, mes të cilëve ishin pedagogë të shquar që në këto zgjedhje kanë vendosur ta shfaqin publikisht mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike, vlerësuan gjithashtu programin qeverisës të kësaj force politike, duke shprehur besimin se zbatimi i tij do ta fusë vendin edhe njëherë në rrugën e duhur të integrimit.
Zonja Tabaku, nga ana e saj, u shpreh se me themeluesit, intelektualët e pedagogët ka diskutuar për të gjitha çështjet që prekin sot shoqërinë shqiptare, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, punësimin, tregun, konkurrencën, korrupsionin dhe administratën shtetërore. Ajo tha se këto diskutime do të vijojnë edhe pas 25 prillit, për të pasur një qeverisje që kërkon zgjidhje për problemet e vendit dhe qytetarëve.
Nga ana tjetër, ajo foli me shqetësim për presionin që po i bëhet administratës, “në një nivel që ka kaluar përtej çdo limiti që ka përdorur çdo forcë politike që ka qenë në pushtet”.
Por ajo e siguroi administratën publike se “kushdo që është në punë, për vite, me integritet, i pakorruptuar do jetë atje dhe nuk do ta gjejë asgje e keqe”.
Ajo garantoi gjithashtu se procesi i vaksinimit dhe i rindërtimit do të vijojë edhe më mirë dhe më shpejt sesa është bërë deri tani.
TAKIMI
Aleksandër Biberaj: Mirmbrëma të nderuar miq, kolegë, themelues të Partisë Demokratike, studentë të dhjetorit, intelektualë të shquar, profesorë, e nderuar deputete e Partisë Demokratike, deputete e zonës elektorale numër 2, një kolege e nderuar, profesoreshë. Jorida vjen nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Shumë prej nesh kanë patur shansin, mundësinë dhe rastin që të punojnë me të dhe natyrisht historia e këtyre 30 viteve ka treguar që kush vjen nga akademia mban një profil politik të lartë, në shërbim të qytetarëve dhe patjetër të çështjes kombëtare. Natyrisht që mblidhemi si dikur, shumë prej nesh janë mbledhur në atë dhjetor të largët para 30 vitesh dhe pikërisht këtu ka qenë dhe mensa ku janë bërë ato mbledhjet e para, pas protestave që filluan në 8 dhjetor.
Jorida Tabaku: Unë do preferoja që ta kishim në formë bashkëbisedimi pa duartrokitje. Sot kam pasur dy takimet më të vështira të jetës time politike. Në orën 5 kisha një takim me komunitetin tirons, që nuk dija sesi t’i flisja dhe isha në një vështirësi të jashtëzakonshme, ndërkohë që sot këtu jam me ju, me profesorë të vjetër të mitë, me kolegë të rinj, me intelektualë po njëkohësisht edhe me bashkëpunëtorë. Kur Sandri e mendoi ta nismin këtë takim tha meqënëse në degën numër 2 kemi numrin më të madh të intelektualëve, dhe meqënëse këtu ka qenë edhe si një shkollë mendimi. Ky qytet ka qenë një shkollë mendimi, Në Qytetin Studenti tha janë thyer tabu. Pse nuk bëjmë një takim tek sheshi dhe mbledhim dhe themelues të Partisë Demokratike dhe intelektualë, se në fund të ditës Partia Demokratike është parti intelektualësh. Në të mirë e në të keqe edhe në gabimet tona edhe në vështirësitë tona, intelektualët dhe mendjet e vendit këtu në Partinë Demokratike e kanë patur strehën. Unë dua që ta kemi në formë bashkëbisedimi dhe më shumë t’u dëgjoj sesa të flasim ne, më shumë t’u dëgjoj edhe për pas 25. Unë mund të marr vetëm një angazhim nga ana ime dhe një obligim dhe një detyrim nga ana ime. Mbështetja që ne mund t’i japim arsimit në përgjithësi së pari dhe së dyti intelektualëve në veçanti.
Besnik Mustafaj: Këtu më 9 Dhjetor 1990 kam qenë njeriu që e ka prezantuar Sali Berishën me Azem Hajdarin dhe Arben Brocin dhe disa të tjerë studentë, që pasi u shpërnda protesta që arriti deri tek Liceu dhe u ngjitëm lart. Pra në këtë kuptim unë përveç emocionit personal kam  një kënaqësi të madhe që jam këtu për të mbështetur Joridën me të gjithë ju, për faktin se ka disa momente, ka disa njerëz në Partinë Demokratike që harrojnë historinë e Partisë Demokratike. Partia Demokratike është e madhe, sepse ka një histori të lavdishme, ka një histori fantastike në transformimin e Shqipërisë me të gjithë gabimet që janë bërë dhe jo Jorida po unë dhe disa nga miqtë e mi këtu kemi përgjegjësitë tona edhe në gabimet e veta, por në objektivin e saj themelor për ta afruar, për ta çuar Shiqpërinë drejt Europës, ne nuk kemi gabuar. Ne në 8 vjet 2005-2013 kur Partia Demokratike ishte në pushtet gjithsesi u nënshkrua Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, u anëtarësua Shqipëria në NATO, u hoqën vizat.
Preç Zogaj: Duke ardhur këtu nuk mund të mos ndjejmë ato emocione që përmendi Besniku, sepse vërtet ishte një lëvizje studentore, por studentore-intelektuale dhe Partia Demokratike siç e tha Sandri dhe Jorida me të drejtë është një parti studentore-intelektuale. Kjo është ADN-ja e saj, pastaj me kalimin e viteve u bashkuan me të dhe shumë grupe dhe shtresa, po kjo është origjina, ky është starti i saj.
Arben Demeti: Ato që janë arritur në atë kohë unë i quaj madhështore, qoftë heqja e vizave në mënyrë të veçantë është madhështore, por duhet me i dhënë meritën asaj force që ka qenë dhe personit që e ka realizuar atë konkretisht në atë kohë. Ka qëlluar që ka qenë zoti Basha dhe unë e kam thënë shumë herë që është kollaj në teori të flasësh, duhet ta realizosh në praktikë atje, se unë jam marrë me këtë punë. Ka qenë ideja që 7, 8 vite përpara që në kohën e qeverisjes së Nanos, Majkos etj asnjë gjë zero kanë bërë. Pra ky është mesazhi me thjeshtësi, me përkushtim, me ndershmëri zbatoni programin që keni dhe besoj që do t’i jepni Shqipërisë atë që i ka munguar pa të drejtë, gjithë këto vite.
Neritan Ceka: Kur na ftojnë këtu na ngjallet ai pasioni i vjetër, i dikurshëm, i ndryshimit dhe ky është rasti Jorida. Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme, ka zgjedhje që janë rrotacion i zakonshëm, bëhet në çdo vend, kurse ky është në restart.
Jorida Tabaku: Unë e vlerësoj mbështetjen e kujtdo, unë jam duke bërë fushatë për ekipin, për 9. Unë mund të jem ndër te vetmet që nuk kam nxjerrë asgjë në emrin tim, me idenë që kemi një qëllim, fitoren e Partisë Demokratike. Me shumë nga ju kam diskutuar për tema shumë të rëndësishmë. Kam Besnikun këtu, kemi diskutuar për problemet e arsimit që na prekin të gjithëve bashkë. Ogertën kemi diskutuar dhe me Inesin për problemet e përgjithshme të ekonomisë, konkurrencën, tregun, korrupsionin. Unë dua që kushdo që ka një sugjerim për nesër, ose çështje që ne duhet t’i vazhdojmë nesër i mirëpres. Tani është një sfidë shumë e vështirë siç e tha dhe Rajmonda për t’i çuar njerëzit për të votuar. Ka një presion të jashtëzakonshëm të të gjitha llojeve, ka një presion të jashtëzakonshëm që ne përballemi përditë kur trokasim në dyer, sigurisht jo të njerëzve të kalibrit tuaj. Preçi ka të drejtë, i thonë që nuk do vazhdojë vaksinimi, do hiqen nga puna, nuk do jenë më nesër në administratë publike, presione nga më të ndryshmet që ndoshta unë nuk i kisha konceptuar kurrë që mund t’i bënte dhe një administratë publike, në një nivel që ka kaluar përtej çdo limiti që ka përdorur çdo forcë politike që ka qenë në pushtet. Pandemia na ndihmoi që të kemi një komunikim miqësor me njerëzit, pra i flasim, bashkëbisedojmë në sy, i sigurojmë që këtu do jemi, pas 25 prillit nuk do ndodhë asgjë e keqe, thjesht do ikë Edi Rama. Po ndërrohet pushteti e thanë disa këtu, nuk është rrotacion, është ndërrim pushtetesh dhe unë bësoj që kam mbështetjen dhë bashkëpunimin tuaj që të gjithë bashkë, të bëjmë thirrje për të votuar sa herë dhe sa kohë kemi mundësi. Pjesëmarrja e lartë favorizon opozitën dhe unë për këtë kërkoj mbështetjen tuaj. Të thërrasim për pjesëmarrje të lartë. Unë e kam siguruar administratën publike që kushdo që është në punë, për vite, me integritet, i pakorruptuar do jetë atje nuk do e gjejë asgje e keqe. Do vazhdojë proçesi i rindërtimit edhe më mirë dhe më shpejt sesa është bërë deri tani.
1 207
3 98

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com