Portali i njohur i Brukselit, EurActiv, një nga mediat më të rëndësishme në kryeqytetin evropian, raporton për tensionet e krijuara në Shqipëri pas plagosjes së një përkrahësi të opozitës.
Gazeta thekson se tensionet vijnë në prag të zgjedhjeve, që do të fitohen në mënyrë të qartë nga opozita, sipas sondazheve.
Ndërsa PD ka aktualisht 44.7 përqind të votave, Lëvizja Socialiste për Integrimi- e cila u themelua nga dezertorët e PS- aktualisht ka 11.3 përqind të votave. LSI dhe PD kanë nënshkruar më parë një marrëveshje koalicioni pas-zgjedhor.
Së bashku ata janë shumë përpara partisë aktuale në pushtet, PS, e cila mund të arrijë deri në 42.5 përqind,” shkruan gazeta.