InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

PËRGJIMI/ Drejtori i Kadastrës Artan Lame-vartësve: 320 mijë aplikuesit për legalizime do t’i gënjejmë, marrim votën dhe legalizojmë 60 mijë

20 Prill, 2021
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Skandal/ Grabitje haptaz e pronës nga kamikazët e Rilindjes!  Faktet ligjore të pacënueshme

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha sjell një audio-përgjim flagrant ku tregohet si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzon vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Në këtë bisedë të zhvilluar më datë …., në zyrën e …, kryeregjistruesi i pronave të Shqipërisë, Artan Lame jep udhëzimin final një muaj larg zgjedhjeve.

Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat. Konkretisht, drejtori iu shpjegon vartësve se janë 320 mijë aplikime për legalizim, nga të cilat 150 mijë janë mbyllur dhe kanë ngelur vetëm 170 mijë aplikime, prej të cilave, mund të legalizohen vetëm 60 mijë. Çfarë do të ndodhë me 120 mijë të tjerat? Këtu hyn në fuqi ‘magjistari’ Lame. Ai iu thotë vartësve se këto 120 mijë objekte nuk mund të legalizohen për një sërë problematikash, por që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve. Një përgjigje negative për legalizimet, i çon ata në duart e Partisë Demokratike duke i shkaktuar humbje elektorale PS-së. “…atëherë u ra ndakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë”-thotë Lame, i cili sqaron se vendimi është marrë në dakordësi të plotë me kryeministrin Edi Rama.

Për më shumë ndiqni audiopërgjimin:

ZBARDHJA E AUDIO PERGJIMIT TE LAMES

Eshtë bërë një takim tek kryeministri para rreth nji muaji për proçesin e legalizimeve në vijim, unë kam paraqitur situatën e kam iniciuar unë vetë takimin për të informuar dhe atë po dhe për të marrë një input politik që ore si do vazhdoj proçesi, ëëë dhe llogjika ime ka qene kjo:

Në këto 320 mijë, ëëë objekte që, që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur 170 tjera, në këto 170 të tjera vetëm rreth 60, se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen…

…të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra do vazhdojnë të trajtohen, do shikohet, do ta trajtojm, do ta diskutojm, do ta rishohim ëëë, atë, ëë kur të rishihet ëë legjislacioni…

…i hodhe në krahun tjetër dhe me një herë në qoftë se legalizimet nuk u përdoren nga PD-ja nuk u zunë në gojë këto katër vjet, nuk u zunë pikërisht se e konsideruan betejë të humbur, kudo që do ta përmendnin menjëherë ne do ti thonim njerëzve që po këta se bënë ndërsa këta e bënë, dhe zgjodhën këtë mënyrë heshtën fare, në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra ndakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojm të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur ëëë duke ëëë sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse ëëë do ta rishohim dhe njëherë e keshtu me rradhe, por kjo bën, ka bërë, bën dhe do bëjë që shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë më erdhën dy herë pse sma bëni, më kan ardhur në shtpi, prapa kësaj ëë të jeni të bindur që në shumicën në shumë raste qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi ëë që shtpija jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh, është…

…Millosheviçi ti thoj që ëë ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin, në rregull, se ka shtëpinë, të jeni të qartë, kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkitë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për skualifikim masiv që do të thotë janë rrangalla, plera, rrangalla, depo, magazina, ëëë kshu si quhen këto, garazhe shtesa anësore një katëshe plera që shkatërrojn qytetin brënda, do përgatisim një masë të madhe nga këto dhe në bllok këto ti skualifikojm në bashkëpunim me bashkitë që të lëm sa më pak këtë masën që nuk legalizohen dot që nuk legalizohen dot diku për shkak te nenit 35, diku në zonat që janë që përmbyten ça ti thuash atyre që nuk ë, që do tua skualifikoj, edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja ti thoja që të gjithë juve ditën e parë pas zgjedhjeve do jeni të legalizuar, edhe ikën ata u bënë me atë, natyrisht i intereson atij se ça është politika, ai thotë të shpëtoj shtëpinë…

/dosja.al)

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com