Nga Aleks KAPLLAJ
Denoncim pranë istitucioneve ndërkombëtare, kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, për krimin e përdorimit të informacioneve private të 910 000 shqiptarëve. Drejtuar: Zyrës së ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri! [email protected] ose +355 68 394 2987 ose Katya Andrusz, zëdhënëse e ODIHR, në: [email protected] ose +48 609 522 266 Komisionit Europian! Parlamentit Europian!
Këshillit Europian! [email protected] Presidentes së radhës të OSBE(OSCE) zj Ann Linde. [email protected], [email protected] Për dijeni ambasadorit të BE në Shqipëri Z. Luigi Soreca! Ambasadores së SHBA, zj. Yuri Kim! Denoncojmë krimin e manipulimit të votës dhe vullnetit të qytetarëve shqiptarë dhe shkeljen e të drejtave kushtetuese të tyre nga kryeministri Rama, nëpërmjet përdorimit të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë nga qeveria e tij për qëllime politike elektorale.
Kryeministri në ikje Edi Rama, kandidat për mandatin e tretë, ka përdorur të dhënat identitare dhe informacionet private të 910 000 shqiptarëve, që ata i kanë besuar istitucioneve shqiptare në databazën e E-Albania, portali i Shqipërisë, për të bërë fushatë elektorale për partinë socialiste, duke krijuar sistemin e “Big Brother Is Watching you”, ose të shërbimit sekret të diktaturave. Këto janë shkelje të qarta të lirisë dhe të drejtave të qytetarëve për qëllime elektorale, që i shtohet edhe “shantazhimit” dhe imponimit të punonjësve të administratës për të votuar për Partinë e Ramës.
Braktisja e institucioneve lokale moniste për të bërë fushatë elektorale për partinë në pushtet, është një tjetër abuzim të rregullave të demokracisë dhe parimeve të saj. Sistemi klientelist i pushtetit të Ramës dhe gjurmimi dhe skedimi i shqiptarëve për bindjet e tyre politike, vend banimet dhe vendpunësimet e tyre, nr të telefonave, i ka kaluar limitet edhe të shteteve diktatoriale të diktatorëve të afërt e të largët, që po “lulëzojnë” kohët e fundit në Europë.
Përdorimi i kredive dhe ndihmave të ndërkombëtarëve të siguruara për tërmetin, si dhe politizimin e fushatës së vaksinimeve për qëllime elektorale për Partinë e Ramës, është një tjetër tentativë e “blerjes” dhe manipulimit të votës. Rotacioni është i pandalshëm dhe do të jetë i përmasave plebishitare, si shprehje e vullnetit të shqiptarëve edhe pse Rama po përdor të gjitha format jo demokratike për t’a modifikuar atë, ndonëse jemi një vend që aspiron për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, duke u konfirmuar si shkaku i kushteve të vendosura nga parlamenti evropian për anëtarësim si dhe për të minimizuar ndëshkimin që po i japin shqiptarët për keqqeverisjen e vendit nga ai, me votën e 25 prillit.