Shumë i ashpër ka qenë sot me kryeministrin Rama, kandidati për deputet në qarkun e Lezhës, Eduart Ndocaj, i cili e ka konsideruar të pamoralshme fushatën e rilindjes dhe mënyrën se si Rama kërkon të marrë mandatin e tretë.
Përmes një reagimi të tij, Ndocaj, fton shqiptarët të ndëshkojnë me votë masivisht kundër sektin e rilindjes, që përcmon shqiptarët dhe tallet keqazi, duke e zhytur Shqipërinë në një mjerin 8 vjecar të paimagjinueshëm.
Blerja e votës, është instrumenti që Rama dhe shpura e tij, po e përdorin këto ditë me qëllimin e vetëm mbajtjen e pushtetit. Pamjet e blerjeve të votave, furgonët me makarona dhe ushqime që shpërndahen nga zyrtarët e administratës, është një këmbanë alarmi për demokracinë e këtij vendi.
Ja reagimi i plotë: