Zëdhënësja e fushatës së PD, Florian Garo ka kërkuar grave dhe vajzave shqiptare që të votojnë Partinë Demokratike.
Në një deklaratë pë shtyp ajo tha se “Shqipëria ka ngecur 8 vite në vend-numëro me qeverisjen e Ramës”. Ndërkohë që në mesazhin saj ka shpjeguar gjithçka çfarë PD dhe aleatët e saj do të ndryshojnë që ‘fëmijët tanë ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri’.
E plotë
Gra dhe vajza shqiptare:
Shqipëria ka ngecur 8 vite në vend-numëro me qeverisjen e Ramës.
Ai na ka dhënë çdo arsye për të ndryshuar, për tu përpjekur në çdo mënyrë, për të ri-sjellë shpresën në Shqipëri.
Çfarë duam ne të ndryshojmë?
-Duam që familjet tona të kenë të garantuar minimumin e nevojshëm për të jetuar me dinjitet.
-Duam që ne të përfitojmë në vendin tonë një edukim cilësor dhe një profesion të cilin mund ta praktikojmë.
-Duam që një prind që punon fort, të jetë në gjendje të fitojë mjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet e fëmijëve.
-Duam që fëmijët tanë ta shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri.
-Duam që djemtë dhe vëllezërit tanë që kanë emigruar ta shohin mundësinë e kthimit në atdhe për të ndërtuar një jetë pranë familjes.
-Duam që qeveria të kujdeset për të gjithë, e jo vetëm për disa pranë saj.
-Duam që Shqipëria ti përkasë të gjithë shqiptarëve.
Rama nuk ka bërë mjaftueshëm për këto 8 vite që ka qenë në fuqi, por të paktën na ka dhënë mjaftueshëm arsye për të dëshiruar ndryshimin.
Me 25 Prill në do të votojmë Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim, do të votojmë nr. 9 – për të risjellë shpresën.
Shqipëria fiton!