Presidenti Ilir Metaka thënë se në Vlorë po përgatitet i njëjti skenar me atë të Dibrës për vjedhjen e votës.
Në një intervistë për “One Tv” Meta ka thënë sen jë grup njerëzish të cilët dejtohen nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro po bëjnë përpjekje për të vjedhur votën.
Ndër të tjera Meta thotë se ka një skenar të mirëpërgatitur të vjedhjes së votës, teksa shton se të gjithë ata që do të bëjnë një tentativë të tillë do marrin atë që meritojnë.
“Do të jem në Vlorë me 26 prill pasi është e kërcënuar nga një “tërmet” si ai i Dibrës. Është e faktuar. E kam informuar z.Bujar Leskaj dhe z.Petrit Vasili se sipas të dhënave që kam këtu në Vlorë po përgatitet i njëjti skenar që nuk do të tolerohet kurrë. Ky grup kriminal i prekjes së votës drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Ju me pyesni pse Luan Rama takon qytetarë me kapuçe në kokë në Vlorë, sepse nëse do të ishte i vërtetë ku lajm edhe Luani do të ishte me kapuç në kokë. Ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra por që do marrin përgjigjen e merituar,“-tha Meta.











