Përmes një interviste ekskluzive për portalin “InfoPressAlbania”, kandidati për deputet në qarkun e Lezhës, Eduart Ndocaj, bëri një panoramë të gjerë të situatës politike në vend, si dhe parashtroi disa nga objektivat e Aleancës Demokristiane, me të cilën ai konkuron për deputet më 25 prill.
Duke e konsideruar të rëndësishëm dhe me mjaft peshë procesin zgjedhor të 25 prillit, Ndocaj u kërkoi shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje si dhe të peshojnë me përgjegjësi votën e tyre, pasi nuk mund të lejojmë që subjekte të ndryshme politike të marrin peng të ardhmen e vendit.
Pyetjes se nëse Ndocaj i druhej vjedhejs së votave, ai nënvizoi se një frikë e tillë është evidente dhe se ai e mbështet mbi fakte konkrete, duke qenë se ndaj tij, është kryer një masakër elektorale më 30 qershor 2019, kur kandidonte për kryetar bashkie dhe përballë kishte kryebashkiakun aktual të Lezhës, Pjerin Ndreun.
Në mesazhin drejtuar zgjedhësve shqiptarë, Ndocaj, i ftoi të votonin kandidaturën e tij, si përfaqësuese të vetme të forcave demokristiane, dhe se Kuvendi i ardhshëm i pas 25 prillit ka nevojë për një vokacion si ai, që nuk është pajtuar asnjëherë me politikat qeverisëse që projektohen në dëm të interesave qyetare.
Ndiqni intervistën e plotë: