Rrugës për në Elbasan, lideri demokrat është pritur me entuziazëm dhe brohoritje në hyrje të tunelit të Krrabës. Lulzim Basha mbajti edhe një fjalë përpara demokratëve duke u premtuar ndryshimin pas 25 prillit, por për këtë kërkoi mbështetjen e të gjithë qytetarëve.
Kryedemokrati u shpreh se ashtu sikur mbajti premtimin për ndërtimin e tunelit të Elbasanit do të mbajë fjalën edhe për programin që po shpalos përpara qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit.
“E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj për këtë vepër të jashtëzakonshme (tunelin) që shndërroi shumë dimensione të jetës së përditshme të jetës së qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë. Kam ardhur të jap mesazhin sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politikë.
Në 25 prill duke votuar PD-në dhe nr. 9 ju do të votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend. Fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit në vitin 2009 është fjalë e mbajtur” tha Basha.











