InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Basha: PD ka resurse për të bërë disa lista kandidatësh për deputetë, parimi kryesor që udhëhoqi procesin kanë qenë vlerat

27 Mars, 2021
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Basha: PD ka resurse për të bërë disa lista kandidatësh për deputetë, parimi kryesor që udhëhoqi procesin kanë qenë vlerat

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 për pjesën në librin e tij ku flet për listat dhe për kritikat që ka marrë për kandidatët që ka vendosur në listat e 25 prillit.

Basha tha se, procesi që ndodhi herën e fundit në PD ishte i hapur dhe unik në Ballkan. Sipas tij, PD ka resurse për të bërë jo 1 apo 2 por disa lista kandidatësh për deputetë.

Ai garanton se kësaj here listat e PD janë bërë me parimin kryesor të udhëhequr nga vlerat e kandidatëve.

Pyetja: Për ta kaluar pjesën e reflektimit, këtu ju keni perceptuar ato kritikat që ju keni marrë në politikë, siç është edhe hartimi i listave, për shembull, dhe ju thoni se përse nuk përfshiva në listë dikë apo dikë tjetër dhe tani ne shtrojmë pyetjen: Po të rinjtë ku do ta kenë hapësirën? Kush do ti përfshijë? Listat kanë qenë pjesë e fortë Zoti Basha, sidomos ato të kaluarat, për kritika pikërisht për këtë pjesë që unë po përshkruaj. Po listat që janë hartuar tani si i keni?

Lulzim Basha: Është një proces unik i ndodhur për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan i cili ka përfshirë të gjithë anterinë e Partisë Demokratike, ka përfshirë një konsultë që ka zgjatur me muaj, ka përfshirë një proces seleksionimi dhe mbi të gjitha ka qenë një proces i hapur jo i mbyllur. Pa diskutim Partia Demokratike posedon mijëra resurse njerëzore për të hartuar jo një, as dy por shumë lista kandidatësh për deputet, por ajo që është e rëndësishme është që besnik ndaj asaj që kam deklaruar kriteri kryesor apo le të themi parimi kryesor që ka udhëhequr këtë proces kanë qenë vlerat. Pra, të shikuarit e Partisë Demokratike ashtu siç lindi në ditët e saj të para si një zëdhënës, si një përfaqësuese e interesit qytetar jo si një operacion në vetvete për përfitimin e vet politik por si një zëdhënëse, si një përfaqësuese, si një përçuese e shpresës së shqiptarëve për ndryshim.

Pyetja: Zoti Basha të mbetemi pak te kjo linjë dhe për ta hequr këtë pjesën e kritikave. Ju përshkruani se dikush mund t’ju ketë cilësuar edhe si aksioner në minorancë e partisë tuaj, jo vetëm vetëm por edhe në praninë e të tjerëve, sa ju ka goditur? Sa ju ka dëmtuar kjo? Si e perceptoni?

Lulzim Basha: Shiko unë mendoj se një nga pikat më të forta të miat është konsultimi me bashkëpunëtorët e mi, rrahja e mendimit dhe padiskutim ky ka qenë edhe një nga kyçet e sukseseve me të cilat është shënuar një pjesë e rrugëtimit tim politik. Ka qenë aftësia e profesionistëve që më kanë rrethuar, natyrisht edhe e ekspertëve të huaj që bëri të mundur që në një kohe rekord, në më pak se dy vite, ne të ndërtonim një vepër të tillë të madhe si rruga e kombit. Ka qenë përkushtimi i njerëzve me të cilët kam punuar që ka bërë të mundur ëndrrën e anëtarësimit në NATO, apo heqjen e vizave. Dhe pa diskutim edhe në sfidat opozitare është shpirti i kolegjialitetit, i diskutimit të hapur, që unë e konsideroj së pari një veti timen, një karakteristikë timen që ma bën më të lehtë përballjen me sfidat që opozitarizmi në përgjithësi dhe në veçanti opozitarizmi i këtyre viteve në Shqipëri, por po kështu e shikoj edhe si një aset për të ndërtuar kulturën e kolegjialitetit, e vendimmarrjeve të hapura të përbashkëta. Dhe ajo që dua të garantoj Shqiptarët është që fryma e kolegjialitetit, e transparencës dhe jo arroganca apo sundimi i njëshit do të karakterizojë edhe qeverisjen time të nesërme. Mendoj që një nga arsyet kryesore pse jemi katandisur këtu ka qenë arroganca e njëshit, ka qenë shpërfillja e mendimit të të tjerëve, e mendimit ndryshe dhe mbi të gjitha ka qenë shkatërrimi i mekanizmit të institucioneve, të vendimmarrjeve institucionale, të sundimit të ligjit, mbisundimin e njëshit. Dhe me mua demokracia është e garantuar, kolegjialiteti, fryma e transparencës e diskutimit të hapur është e garantuar, ky është mesazhi që jap përmes atij kapitulli që ju referuat.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com