“Na kërcënojnë me bukën e gojës”, Minatorët e Munellës në Fushë Arrës i ankohen Bushatit: Këtu nuk jetohet, sa të na jepet mundësia do të largohemi

Në rrethin e Pukës  pjesa me e madhe e banorëve kanë si të vetmen mënyre jetese punen në minirën e Munellës. Minatorët e kësaj zone shprehen se nuk kanë asnjë kusht apo siguri sa më te vogel për jetën e tyre brenda galerive ku nxirret edhe bakri.

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati  zhvilloi një takim me punonjësit, ku mes disktutimeve minatorët shfaqën problematikat e tyre ku vinin theksin tek kushtet jashtë cdo standarti për jetën dhe rrogat minimale.

Sipas tyre, qeveria i ka lënë jashtë cdo vëmendje ku e vetmja rrugëzgjidhje për ta është braktisja e kësaj miniere.

Problem në këtë zonë, mbetet edhe infrastruktura rrugore  që lidh Fush Arrëzin, me minierën e Munellës, ndotja e ujit te pijshem apo investimet ne bujqësi.

“Problematika shumë e madhe , 2021 për  ne ka ardhur si katastrofë. Punojmë në kushte të vështira, rrogat janë të ulta, në krahasim para 2013. Sa të ngresh zërin për dicka , thotë firmos procesverbalinpër tu larguar nga puna, thonë mos ngre zërin për asgjë, aty ka tym, gaz, nuk e di si jetojmë ne. Këtu është qujt parajsë, por për mendimin tem jemi keq.

Pensionet e miniatorëve janë copë copë. Kam babin me 43 punë që I ka, nga këto gjysma i ka të minierësdhe I ka dal pensioni 200 mije lekë .Është katastrof.

Ketu nuk e di si jetohet, s’ka ku pin ujë dhia, lopa. Ketu s’ka ujë, ska drita, s’ka rrugë, këtu s punohet. Këtu futet djali 30 vjec nëntokë, për 30 mijë lekë si paga më e madhe dhe gjysma I bëjnë ilace.

Këtu ka 8, 9 vite që nuk vë dorë kush, I ka majt Zoti këta shokë.

Ka 20 e ca vite që janë këto zotërinjtë dhe nqs është një kontratë që ka ba shteti , ai të paktën ku ka prish , të rregulloj, të kishte mbjellë pemë. Sot5 këtu pas 20 vitesh do ishte më gjelbërim, por shihe si ëshrë vetëm pluhur, acid dhe ne jetojmë këtu“, thanë të pranishtim.

Bushati i njohu me programin e partisë demokrtike, si e vetmja alternative e cila mendon për të gjithe shqiptarët.

Ai u shpreh se, angazhohet se së bashku me kryeministrin e ardhshëm Lulzim Basha do të shohin me përparësi trajtimin ekonomik, financiar, pensionet e ulta por edhe rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe jetësore për banoret e kesaj zone.

Kryeministri i ardhshem Basha ka deklaruar se që në muajt e parë të qeverisjes demokratike, do të ulet me shoqata dhe sindikatat e miniatoreve për të bërë trajtimin ekonomik, financiar të ndihmës, pensioneve , të atyre që punojnë sot në miniera apo kanë punuar dhe sot kanë pensionin 200 mijë lekë”, tha ndër të tjera Helidon Bushati.

Bushati.

Lidhura

TË FUNDIT