Pas zyrtarizimit të kandidaturës s na qarkun e Lezhës, ish-deputeti Eduart Ndocaj ka ndërmarrë një tur takimesh me individë dhe personalitete të ndryshme të këtij qarku që jetojnë në Itali, duke i ftuar ata ti bashkohen listës fituese, sic e cilësoi ai, të koalicionit Aleanca Demokracia e Re.
Takimin e radhës, kaubojsi e pati me një mik tepër të ngushtë të tij, me z. Prend Ndoji, me të cilin pati dakordësinë për të qenë së bashku në këtë fushatë, si dhe ndanë mendime të organizimit dhe strategjisë në funksion të maksimalizimit të votës për ADR.
Gjatë bashkëbisedimit, u hodhën ide të ndryshme, për organizimin e kontakteve të përbashkëta me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali, duke synuar njohjet dhe lidhjet e tyre të ngushta me komunitetin shqiptar atje.
Ndocaj, pas takimit u shpreh besimplotë ,se lezhianët, mirditorët, milotasit, laçianët, mamurrzakët, zadrimorët, malësorët e qarkut të Lezhës do të votojnë skuadrën e demokristianëve të koalicionit të Aleancës “Demokracia e Re”.
Statusi i plote i z. Ndocaj:
Një takim miqësor me mikun dhe bashkëpatriotin tim Prend Ndoji. Duke biseduar për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kam mbështetjen e tij dhe jam besimplotë se lezhianët, mirditorët, milotasit, laçianët, mamurrzakët, zadrimorët, malësorët e qarkut të Lezhës do të votojnë skuadrën e demokristianëve të koalicionit të Aleancës “Demokracia e Re”. Votoni për ndryshimin e madh! Votoni skuadrën e ADR!