Nga Gerti FREGJAJ
Ta zëmë se jemi popull me kujtesë afatshkurtër, edhe kështu mund te jemi meqë nuk mbajmë mend abuzimet prej 8 vitesh në pushtet nëse i janë besuar 2 mandate gjer sot, vini re se me çfarë premtimesh garon vetë pozita në zgjedhje për mandatin e tretë: nuk do ketë më të pastrehë mandatin tjetër..
A nuk mjaftuan gjithë keto vjet? Apo të strehoheshin të prekurit nga tërmeti, meqë janë fatkeqët më të freskët… Sa i është zgjidhur halli këtyre, aq do gjejnë zgjidhje gjithë shqiptarët mbarë edhe sikur 8 mandate ti lihen në dispozicion ksaj qeverie antishqiptare…
Duhet të mendojmë patjetër gjithsecili për familjen e tij, fëmijët e tij, xhepin e tij, stop më pasurimit dhe përuljes ndaj të pasurve pushtetarë të cilët u bënë të tillë pikërisht duke na vjedhur gjithsecilin prej nesh.. Koha është e Sovranit.. flisni sot ( 25 prill ) ose heshtni në skllavëri përgjithmonë..