Nga Shpetim AXHAMI, kryetat i PLL
PSE ME KËNAQËSI VENDOSA TË KANDIDOJ NË QARKUN FIER!
Në respekt të qytetarëve, banorë të Qarkut Fier, duke qenë i bindur se
RADHITJEN E BËN QYTETARI E JO KRYETARI.
-Karrierën dhe punën time, të moshës me të bukur prej 30 vitesh e kam të lidhur me qytetin e Lushnjes, duke kontribuar kryesisht në fushën e arsimit, pa shkëputje, e duke pregatitur breza të tërë kuadrosh që sot punojnë në administratën lokale dhe qendrore. KENAQËSI.
-Ne Qarkun Fier janë vendosur me banim prej vitesh shumë familje dhe komunitete dhe origjinë të ndryshme, kryesisht veriorë per nga kam kënaqësinë e origjinës time, të cilat meritojnë përfaqësim.
-Këto familje janë ingranuar në mënyrë harmonike me komunitetin vendas myzeqarë dhe falë bujarisë së dyanshme sot jetojmë në sinkronë duke vendosur marrdhënie të shkëlqyera mes nesh.RESPEKTE.
-Lushnja është Qyteti i Kongresit, kongres nga i cili nisi parlamentarizmi dhe ndertimi i shtetit modern shqiptar e për këtë vlerat dhe meritat kryesore i takojnë AHMET ZOGUT.
-Në Qarkun e Fierit diktatura komuniste ndertoj me dhjetra kampe perqëndrimi për nacionalistë, zogistë-legalistë, ballistë, antikomunistë e disidentë, ku populli i myzeqesë nga larg e në heshtje përjetonte dhimbjen e tyre duke edhe i ndihmuar ata shpeshhere sipas kushteve dhe mundesive që ju jepeshin.
-PLL në të gjitha degët e saj për çdo bashki në çdo palë zgjedhjesh ka patur rezultate shumë të mira, kjo falë punës së strukturave të mirorganizuara në këtë qark. VLERËSIM.
-I bindur në atë se si kam punuar, komunikuar dhe ndihmuar këdo që më eshtë drejtuar për aq sa mundësi e pushtet kam patur deri më sot, jam i bindur për mbështetje nga ana e votuesve të këtij qarku.
FITORE KUALICIONIT “ALEANCA PER NDRYSHIM”
RADHITJEN E BËN QYTETARI DHE JO KRYETARI!