InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Flutura Açka: Elbasani është në dorë të bandave, qeveria të mbajë përgjegjësi!

15 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Poezi nga Flutura Açka: Unë jam studenti. Unë jam Liria

Kandidatja për deputete e dyta në listën e Partisë Demokratike ne Elbasan Flutura Açka, ka komentuar sulmin e disa individëve të akuzuar si pjestar të krimit të organizuar në Elbasan në ditën e verës ndaj qytetarëve dhe simpatizantëve të partisë Demokratike. Sipas znj Açka, episodi i një dite më parë ishte tregues i një fushate agresive në Elbasan, ndaj ftoi qeverinë të marrë masa që qytetarët të shkojnë të qetë te kutitë e votimit.

“Episode si ato të një dite më parë, theksoi Açka, nuk e trembin, por është një këmbanë alarmi e paralajmëruar edhe nga ambasadorja Amerikane Yuri Kim pak ditë më parë nga Elbasani.”

“U tregua si incident, por nuk është një incident, është tregues i një fushate në Elbasan që mund të rrëshkasë në zona të rrezikshme. Ne na duhet të jemi krahë qytetarëve dhe ti bindim qytetarët që në zgjedhje do të shkohet me qetësi edhe madje ti bëjmë thirrje që qeveria të mbajë përgjegjësitë e saj dhe opozita të respektohet, në mënyrë që qytetari i lirë të respektohet të shkojë në kutinë e votimit, të jetë një votim i qetë siç e meriton dhe ky qytet.

Jo nuk më frikësuan ato pamje se kemi parë pamje edhe më të tmerrshme, por ato pamje ishin një zile alarmi për këdo që merret me situatat politike, që merret me situatat e ruajtjes së rendit të kenë parasysh që në këtë qytet duhet të jenë të vëmendshme. Fakti që nga goja e ambasadores amerikane pikërisht u deklarua që ky qytet duhet të jetë në vëmendje në kohën  e fushatës, në zgjedhje ditën e votimit, është shumë e qartë që vëmendja duhet të jetë maksimale në këtë qytet, pasi nuk mund të lihet në dorë, kaosit, bandave, e drejta e qytetarit të lirë sipas kushtetutës për të votuar i qetë edhe për të realizuar atë detyrë që ka ndaj demokracisë.”, u shpreh Açka.

Ndërkohë kandidatja tjetër mjekja Zheni Gjergji theksoi se si mjeke synon të shërojë plagët e thella që ka qyteti, por dhe politika në tërësi.

“Prej një jave fushata ka filluar intensivisht, ne të gjithë jemi në terren. Unë besoj se lista e PD-së është shumë dinjitoze dhe qytetare. Unë besoj se me këtë qytetari që përfaqëson ajo do të dijë të sheshojë të gjitha këto situata të pakëndshme në qytet dhe natyrisht që ne do të jemi të gjithë bashkë për të siguruar qytetarët që do të shkojnë të qetë në kutitë e votimit. Në politikë, do të shëroj plagët e thella që ka në këtë qytet mendoj se do të jenë objektivi im kryesor i fushatës politike.”, u shpreh Gjergji .

Kandidimi i shkrimtares Flutura Açka në Elbasan u konsiderua surprizë në qarqe të ndryshme

Të Lidhura

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025
Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025
Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 17 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 17 Korrik 2025

17 Korrik, 2025

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”
Show Biz

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”

16 Korrik, 2025

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com