Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një status në Facebook-un e tij, ku kërkon opinionin e shqiptarëve pas 8 vitesh qeverisje të Ramës.
“Pas 8 vitesh të Ramës, a e doni ndryshimin në Shqipëri? Nëse po- shkruaj “ndryshim” në koment”, pyet Basha duke marrë si përgjigje me qindra komente nga qytetarët.
