Nga Ilir ALLKJA, mjek
Tashmë të gjithë e pranojnë që Edi Rama ka qenë pjesë e botës së krimit.
Kryeministri i sotëm është akuzuar publikisht nga ish-kryeministri Nano si shitës ikonash të vjedhura në Francë, dhe i burgosur atje, madje është publikuar edhe numri unik i të burgosurit në Francë.
Koleksionisti korçar Gjergji Thimio ka publikuar fakte tronditëse rreth të shkuarës kriminale të Edi Ramës në Francë.
Pasi kthehet nga Franca , Edi Rama mplekset më të fortët e rrugës së Kavajës, dhe një pjesë e shqiptarëve janë njohur me aferat me drogë e femra të Ramës në ato vite.
Nën dhunën e malavitës, arriti të hyjë në politikë, duke u bërë garant se do t’jua shpërblente .
Edi Rama pa asnjë kontribut në partinë socialiste arriti t’ju marrë partinë socialistëve e ta kthente atë në pronë të sektit rilindje, që është një amalgamë e botës së nëndheshme të krimit.
Nën mbështetjen e fortë të krimit , Edi Rama mori zgjedhjet e vitit 2013, zgjedhje në të cilat “konkuruan” dhjetëra kriminelë , të cilët më pas u ulën në parlamentin e Shqipërisë.
Shqiptarët panë njerëz të botës së krimit të gradoheshin kryetar bashkish, deputetë, ministra, drejtorë e më gjërë.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 mbarë bota mësoi nëpërmjet dëshmive tronditëse të prokurorisë shqiptare se nën drejtimin e bandave të krimit Edi Rama mbajti me dhunë pushtetin.
Sot Edi Rama përbën jo vetëm kercënimin më të madh për lirinë , demokracinë në Shqipëri por edhe për egzistencën tonë .
Sot për mbarë shqiptarët Edi Rama është armik publik i vetëshpallur .