InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Skandal korrupsioni në Vorë, qeveria urdhëron shembjen e pallatit të padëmtuar”, Noka me banorët: Më 25 prill merr fund qeveria e mafies së ndërtimit

28 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Skandal korrupsioni në Vorë, qeveria urdhëron shembjen e pallatit të padëmtuar”, Noka me banorët: Më 25 prill merr fund qeveria e mafies së ndërtimit

“Skandali me prishjen e banesave të padëmtuara nga tërmeti më Vorë është zgjeruar edhe me një pallat tjetër”. Kështu deklaron Partia Demokratike. Banorët e këtij pallati takuan drejtuesin politik të Vorës, Flamur Noka, duke shprehur revoltën për padrejtësinë dhe vendimet korruptive të pushtetit kundër tyre. Një banor tregon për vendimin e prishjes që sapo u ka ardhur nga bashkia, pavarësisht se pallati i tyre nuk ka asnjë dëmtim.

“Para 5 ditesh na vjen letra: hajde beni shpronesimin. Sillni letrat qe te beni shpronesimin. C’eshte ky shpronesim? Pse? Arsyea pse? Ka dicka. Ka ndonje pus nafte aty, apo cfare ka dale? Jo po, do prishet, se pallati tjeter do vije aty afer, do te behet 8 metra i thelle dhe kane frike se leviz, bie poshte pallati. Pallati ynë është i pacenuar. Tërmeti qe ra nuk beri dem fare. Hyme brenda, jetuam aty.në atë kohë na thanë që pallati nuk shembet. Ndenjem rehat. Beme disa punime mbrapa, disa restaurime”, i tregoi zotit Noka njëri nga banorët e pallatit.

Një banor tjetër thotë se pallatin duan ta prishin për ta bërë parking për pjesën ku po ndërtohet. Ata e cilësojnë projektin e qeverisë si grabitje të pronës private dhe deklarojmë se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

“Jam 60 vjeçe dhe po ju jap llafe burri: unë aty do të rri, le të vdes”- u shoreh një e moshuar për të treguar vendosmërinë e banorëve në mbrojtjen e shtëpisë dhe pronës”

Për Flamur Nokën skenari i qeverisë për të prishur pallatet pa shpronësuar më parë banorët, është korruptiv dhe mafioz.

“Pallati s’është dëmtuar nga tërmeti dhe duan ta prishin se duan të ndërtojnë diçka tjetër, këtu është mafie. Kjo është të tallesh dhe të përbuzësh qytetarët e vendit tënd. Kanë pasurinë e një jete dhe vetëm se mafia ndërtimit i kanë vënë syrin këtij vendi këtu, do ta rrëzojmë do ta ndryshojmë, sepse s’mund ta vjedhin këtë pronë që e keni bërë me mund me djersë, gjak dhe sakrificë. Një njeri lufton një jetë të tërë për të patur një shtëpi dhe vjen dita që mafia e ndërtimit i ka vër syrin këtu kjo do të marrë fund më 25 prill.”- u shpreh Flamur Noka.

Gjatë bisedës me banorët, u theksua se në projektin e rindërtimit janë bërë edhe prishje të tjera të banesave të padëmtuara. “Duke u shfrytëzuar tërmetin, Edi Rama po realizon masterplanin e 2016-ës, i penguar nga problemi i shpronësimit.
Tani, siç duket në dokumentin që tregon Flamur Noka, banorët urdhërohen të dalin jashtë pa u shpronësuar. Sipas ligjit banorët kanë pjesë edhe në pronësinë e tokës së pallatit, por duke përdorur skemën e tërmetit, qeveria shmang procedurat dhe kostot e shpronësimit të qytetarëve për llogari të interesave korruptive financiare”, deklaron PD.

Të Lidhura

“Më çoni në shtëpi”: Gruas i bie të fikët në rrugë
Aktualitet

“Më çoni në shtëpi”: Gruas i bie të fikët në rrugë

22 Shkurt, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

21 Shkurt, 2026
Tymnaja e ‘Nepotizmit’ në Bashkinë Pukë: Ligji për Konfliktin e Interesit rrëzon pretendimet
Aktualitet

Tymnaja e ‘Nepotizmit’ në Bashkinë Pukë: Ligji për Konfliktin e Interesit rrëzon pretendimet

20 Shkurt, 2026
“Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje
Aktualitet

“Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje

20 Shkurt, 2026
Protesta/ “Do të jetë ndryshe nga herët e tjera”, Këlliçi paralajmëron: Kam kërkuar ngujimin në sallën e Kuvendit
Aktualitet

Protesta/ “Do të jetë ndryshe nga herët e tjera”, Këlliçi paralajmëron: Kam kërkuar ngujimin në sallën e Kuvendit

20 Shkurt, 2026
Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026

19 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

“Më çoni në shtëpi”: Gruas i bie të fikët në rrugë
Aktualitet

“Më çoni në shtëpi”: Gruas i bie të fikët në rrugë

22 Shkurt, 2026

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”
Artikuj

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

22 Shkurt, 2026

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

21 Shkurt, 2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 shkurt 2026

21 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com