Nga Irena PROGNI, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD
Kontratat e punës tre mujore, që i dëgjon në çdo skutë të errët të surretërve vampirë me bark tek goja të këtij pushteti, janë objektiv i pashpresë i kësaj qeverie!
Çdo gjë, që ofrohet në këto 3 muaj, në këmbim të votës, është vrasje tjetër për shqiptarët!
Shqiptarët nuk iu besojnë më kontratave 3 mujore, rrugëve elektorale, projekteve 4D, shëndetësisë falas, drejtësisë së zhdrejtë, institucioneve të kapura, çetave të KÇK-së, miliarderëve të PPP-ve, ministrave e drejtorëve miliarderë, hajnave të rrugës, militantëve injorantë me pushtet, modelit rrugaçëror të zyrtarit abuziv, sepse shqiptarët:
1. nuk kanë bukë në shtëpi asnjë ditë të vitit;
2. nuk kanë para të paguajnë drita e ujë;
3. po vdesin nga shëndetësia miliardere;
4. po braktisin vendin çdo ditë nga mungesa e punës;
5. ndjehen të shitur si komb;
6. gropa e defiçitit buxhetor është bërë sa gropa në këmbë e kryeministrit;
7. po shkojnë çdo ditë drejt makutërisë vrastare turke e serbe, dhe po largohen çdo ditë nga endrra e tyre e kahershme europiane!
Shqiptarë,
merrini ato kontrata, se keni nevojë, merrini edhe paratë, në iu ofrofshin, tuajat janë, kërkoni e merrni çdo favor të humbur gjatë këtyre 8 viteve, tuajat janë, por në fund jepini hakmarrjen për çfarë iu bëri në 8 vjet, ty, familjes, fëmijëve dhe gjithëkujt, që ti sheh sot tek zvarritet nga varfëria nën “atletet e grisura” të miliarderit lypës të mandatit të tretë!
#REAGO me #SHQIPËRIAFITON
JO MË VETËVRASJE!
FADROMËN, KËTYRE QASJEVE, QË SHQIPTARËT TË MUND TË RIFITOJNË ATDHEUN E TYRE!