Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka renditur disa nga dështimet e kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha në një anë vendos premtimet që ka bërë kryeministri dhe në anën tjetër, rezultatin, që sipas tij ka dështuar, pasi nuk i ka realizuar.
Në dështimet e qeverisë, Basha përmend: 300 mijë vendet e punës, shëndetësia falas, çelja e negociatave me BE-në, ulja e borxhit publik, heqja e TVSH për ushqimet bazë, uji i pijshëm në çdo shtëpi, ulje e taksave për 97% të qytetarëve, kthimi i emigrantëve, buxhetin për arsimin 5% dhe luftën ndaj korrupsionit.