Kreu i forumit rinor të Partisë Demokratikë Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim në zonën e Astirit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Këlliçi tregon edhe për anëtarësimet në organizatën rinore të PD.
“Anëtarësimet e reja na japin energji të reja për të fituar betejën e 25 prillit”. “Bashkë do fitojmë!”, shkruan Këlliçi.
Postimi i plotë:
Të rinjtë shqiptarë nuk vuajnë nga amnezia. Janë dëshmimtarë të këtij 8-vjeçari depresiv. “Punë jo gjumë” thonë parazitët e administratës Rama.
Po të kishte punë nuk largoheshin të rinjtë. Janë djem e vajza të arsimuar që nuk rrojnë me propagandë.
Jemi bërë të gjithë bashkë për t’i larguar këta parazitë zyrash.
Falenderoj çdokënd që na bashkohet!
Me Covid-in sheshit jemi të detyruar të takohemi vetëm me disa prej tyre. Anëtarësimet e reja na japin energji të reja për të fituar betejën e 25 prillit.
Bashkë do fitojmë!