InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Askush nuk mund të tallet me Elbasanin”, Bardhi-Ramës: Janë larguar 75 mijë qytetarë për shkak të papunësisë

21 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Bardhi: Rama dhe Balla i kanë braktisur në Elbasan, më 25 Prill fitojnë qytetarët!

Pas takimit të kryeministrit Edi Rama në Elbasan, ka ardhur dhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njëherësh dhe drejtuesi politik i këtij qarku.

Bardhi shkruan në rrjetet sociale se Elbasani është qarku më i varfër në vend dhe sipas tij 75 mijë qytetarë janë larguar për shkak të papunësisë.

Sipas Bardhit e vetmja gjë që lulëzon në këtë qark janë kurset e gjuhëve të huaja, pasi rinia sipas ish-deputetit dëshiron të largohet nga vendi.

Postimi i plotë:

“Edhe pse viziton Elbasanin, Edi Rama sërish refuzon të prekë realitetin e vërtitet me orë të tëra në sferën e tij imagjinare të sukseseve e mrekullive që i prek vetëm ai dhe miqtë që e shoqërojnë.

Pas 8 viteve të rilindjes, Elbasani është qarku më i varfër në vend, dhe 75 mijë qytetarë janë larguar për shkak të papunësisë, mungesës së shanseve, dhe braktisjes që i ka bërë qeveria qytetarëve.

Asnjë investim dhe asnjë mbështetje për qarkun Elbasan në 8 vite.

Nëse do të shohësh si është gjendja, futu në çdo lagje të qytetit, apo në çdo fshat të kësaj zone. Pamundësi, skamje dhe të moshuar që luten mos të kenë halle me shëndetin se nuk përballojnë dritat, jo më spitalet.

Ato biznese që mbijetojnë, ja dalin falë punës së tyre, me administratën nëpër këmbë që u vë gjoba e u merr frymën.

Të vetmet që po lulëzojnë, janë kurset private të gjuhëve të huaja, sepse rinia kërkon të largohet. Dhe sot që ti qendron me atë mikrofon në dorë pa ndalim, qindra të diplomuar po hyjnë e po dalin nga orët e gjermanishtes.

Mashtrimin elektoral të 300 mijë vendeve të punës dhe shëndetësisë falas, të uljes së çmimit të dritave dhe ushqimeve, nuk mund ta zevendësosh me të tjera premtime dhe gënjeshtra të reja.

Banorët e Elbasanit duan ndryshim, Shqipëria do ndryshim, dhe kjo do të ndodhë me 25 prill. Është e pandalshme e pashmangshme.

Ne kemi një plan, një vizion, dhe angazhimin për të kthyer shpresën dhe besimin e njerëzve tek politika dhe qeverisja e mirë”.

#ShqipëriaFITON ??✌️

Të Lidhura

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë
Aktualitet

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë

26 Mars, 2026
“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!
Aktualitet

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!

26 Mars, 2026
Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Aktualitet

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars, 2026
Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës
Aktualitet

Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës

25 Mars, 2026
“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026
Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

TË FUNDIT

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë
Aktualitet

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë

26 Mars, 2026

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?
Të ndryshme

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?

26 Mars, 2026

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!
Aktualitet

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!

26 Mars, 2026

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com