Teksa kryeministri Edi Rama mburrej në Facebook se, ndryshe nga 140 shtete, përshirë edhe ato të rajonit, nuk kanë marrë ende asnjë dozë vaksine anti-Covid, Shqipëria do të mbyllë gjatë marsit vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, nuk kanë munguar as replikat me qytetarët.
Një prej tyre e pyet Ramën se “ku i ka gjetur vaksinat?“, ndërsa shefi i qeverisë i jep një përgjigje me anë të së cilës tregon se nuk i ka harruar përgjimet e Antimafias italiane.
“Mi dha Ndranghetta, po mos e bëj muhabet“, shkruan Rama.
