InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha: “Kushtetutë e re” për kufizimin e pushtetit!

19 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Basha: “Kushtetutë e re” për kufizimin e pushtetit!

Lideri demokrat, Lulzim Basha në një intervistë për ‘News24’ është ndalur tek termi që ka artikuluar ditën e fundit ‘Kushtetuta e re”, ku ka sqaruar se ky horizont i ri kushtetues ka si qëllim kufizimin e pushtetit.

Basha tha se më 25 prill shqiptarët do të votojnë edhe për rifuqizimin e institucioneve shqiptare. Mes të tjerash, kryedemokrati deklaroi se reforma në drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve.

Zoti Basha nё ditët tuaj tё fundit nё artikulimin tuaj politik keni përmendur edhe termin kushtetuta e re, çfarë do tё thotë kjo dhe ndryshimi i kushtetutës si do tё bëhet nё qoftë se ju nuk do keni numrat pas 25 Prillit?

Lulzim Basha: Unё kam folur pёr njё horizont tё ri kushtetues ku primare do tё jetё kufizimi i pushtetit sepse ne kemi ardhur nё kёtё situatё pёr shkak tё pushtetit absolut të një njeriu të vetëm i cili ka marrë peng vendin, ka marrë peng ekonominë, ka marrë peng shtetin, ka marrë peng institucionet, ka marrë peng mediat, ka marrë peng jetën e përditshme të qytetarit shqiptarë. Ky nuk është modeli për të ecur përpara, ky është modeli se si Shqipëria në 8 vite mbeti në vend numëro pothuajse në të gjitha fushat, dhe në shumë fusha eci prapa dhe shkatërroi shpresat e qindra e mijëra qytetarëve të saj shumë prej të cilëve sot kanë emigruar. Që ky model të marrë fund, ne duhet patjetër që t’i japim Shqipërisë një qeverisje të modelit europian. Një qeverisje ku mbizotëron sundimi i ligjit, jo sundimi i vullnetit të njëshit dhe ku qytetarët janë të garantuar në të drejtat e tyre; të drejtat e tyre themelore, të pronës, të zhvillimit, të mundësive. Për këtë arsye do të nis një konsultim i gjerë popullor me gjithë faktorët e interesit, me të gjithë qytetarët, natyrisht edhe me gjithë forcat politike, edhe me opozitën e pas 25 prillit, do të jetë një proces gjithëpërfshirës që të shmang këtë katastrofë kombëtare të këtyre 8 viteve ku pushtetit u përqendrua në një palë duar dhe faturën e paguan dhe vazhdojnë ta paguajnë shqiptarët. Më 25 prill shqiptarët do të votojnë edhe për rifuqizimin e institucioneve shqiptare, për rikthimin e institucioneve në duart e tyre dhe në këtë mënyrë për fuqizimin e individit shqiptar ku shteti të jetë shërbëtor i qytetarit dhe jo qytetari të jetë shërbëtor i institucioneve të korruptuara që nuk i shërbejnë qëllimeve që u ngarkon ligji apo interesat e qytetarëve, por i shërben xhepave dhe interesave të pushtetarëve.

Kundërshtarët tuaj politik ju kanë akuzuar se ju kërkoni të zhbëni reformën në drejtësi, sa e vërtetë është?

Lulzim Basha: Reforma në Drejtësi do të vazhdojë dhe do të përshpejtohet me ritmet që i kanë munguar gjatë këtyre viteve sepse Partia Demokratike dhe unë kemi një zotim; ti mbajmë duart larg nga reforma në drejtësi. Ta zhvillojmë atë me një standard dhe të mbajmë duart larg nga reforma në drejtësi. Kjo është dhe garancia e vetme që reforma në drejtësi të përfundojë me sukses dhe të jap rezultatet për të cilat ne e votuam me konsensus dhe unanimitet pothuajse 5 vite përpara, ndaj dhe garancia e vetme që reforma ne drejtësi të ketë sukses dhe që gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur të mos mbrojnë por të ndëshkojnë politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar, është Partia Demokratike, është 25 prilli, është vota e qytetarëve shqiptar për ndryshim.

Të Lidhura

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

2 Nëntor, 2025
Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon
Aktualitet

Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025
Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025
Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta
Politikë

Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta

31 Tetor, 2025
Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Aktualitet

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën

26 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?
Show Biz

Neda Balluku divorcohet nga Orgen! Çfarë ndodhi me çiftin e njohur?

3 Nëntor, 2025

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.
Show Biz

Hermes Nikaj sërish në ekran! Mbrëmjet me Dajana Shabanin do të sjellin shumë batuta.

3 Nëntor, 2025

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025

FOTOT para se të futej në Portokalli, Luizi i nxjerr “të palarat” Kiarës
Show Biz

FOTOT para se të futej në Portokalli, Luizi i nxjerr “të palarat” Kiarës

3 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com