Kryedemokrati Lulzim Basha ka përfunduar vizitat zyrtare në cilësinë e liderit të opozitës në Slloveni dhe Kroaci. Basha thotë se ashtu siç e ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe liberalizoi vizat, do të integrojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“Shqipëria duhet të ecë në një rrugë të sigurt drejt Bashkimit Europian. Kjo nuk ndodhi gjatë 8 viteve të Ramës. Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Ne do të korrigjojmë të gjitha dështimet e Ramës, përfshirë këtu edhe këtë dështim.
Ashtu siç e anëtarësova Shqipërinë në NATO, ashtu siç liberalizova vizat, jam i sigurt se të gjithë së bashku do ta integrojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shkruan Basha.