InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sabotohet votimi i disaporës, Bylykbashi: PS regjistroi 800 emigrantë nga 1,5 milionë, zgjodhi militantët!

18 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Sabotohet votimi i disaporës, Bylykbashi: PS regjistroi 800 emigrantë nga 1,5 milionë, zgjodhi militantët!

Shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë me shumë gjasë nuk do të kenë mundësi të zgjedhin për kandidatët e tyre të preferuar në Shqipëri.

Ndonëse ligji për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë u miratua që në 2016- ën, vetëm pesë muaj më parë u krijua mundësia praktike përmes “e-albania” për regjistrimin e tyre.

Teksa na ndajnë 66 ditë nga zgjedhjet parlamentare, sipas ish-deputetit PD-së, Oerd Bylykbashi, në regjistrin e emigrantëve janë regjistruar vetëm 800 emigrantë nga rreth 1.5 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Bylykbashi bëri përgjegjëse maxhorancën për dështimin me regjistrimin e emigrantëve dhe akuzoi Kryeministrin Rama se po regjistron vetëm emigrantët që është e sigurt se do të votojnë Partinë Socialiste.

Nga ana tjetër, Bylykbashi thotë se çfarëdo përpjekje të bëjë KQZja, votimi i emigrantëve nuk do të mundësohet për shkak të dështimit të qeverisë.

Në kundërpërgjigje, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri shprehet se fakti i të qenit vetëm një numër i vogël i emigrantëve të regjistruar mund të shërbejë si projekt pilot për votimin e emigrantëve.

Ndërkohë, maxhoranca dhe opozita kanë mosdakordësi edhe për formatin e fletës së votimit. Maxhoranca kërkon që kandidatët e partive në fletën e votimit të identifikohen me numër, ndërsa opozita kërkon që të jenë me emra, sepse duke vendosur numra, sipas opozitës, PS-ja kërkon të krijojë kaos te votuesit.

DEBATI

Oerd Bylykbashi: Për fat të keq, PS-ja ka regjistruar gjithsej vetëm 800 emigrantë, edhe pse ligji është miratuar në vitin 2016. Çdo përpjekje e KQZ-së për të hartuar rregulla dhe për të miratuar infrastrukturë bëhet nulë nga dështimi i qeverisë Rama për t’u dhënë gati 1.5 milionë emigrantëve të drejtën për të votuar ku ata jetojnë.

Përpjekja që bëjnë përmes ministrave apo koordinatorëve për diasporën është të përzgjedhin vetëm ata militantë apo votues të tyre që mund të zgjedhin vetëm qeverinë. Kjo nuk lejohet dhe e dyta, do të ishte mashtrim për të gjithë Shqipërinë.

Kohën e kanë bërë 0 duke bllokuar regjistrimin e emigrantëve. Ka një arsye shumë të qartë. Blloko votën e emigrantëve që të bëjnë të pamundurën për të bllokuar rrotacionin. Sepse Rama e di shumë mirë që ka bllokuar shanset e Shqipërisë për integrim, duke përfshirë krimin në qeveri dhe duke prishur zgjedhjet. Rama e di shumë mirë që diaspora jeton në vendet e BE-së dhe të pranojnë në këtë formë. Bllokon çdo hap që çon drejt regjistrimit.

Damian Gjiknuri: Zgjidhja më e mirë do të ishte një numër i vogël. Siguron një lloj integriteti më të madh e llogaridhënie më të madhe, që edhe në rastin e një problemi apo defekti, nuk ka ndikim në rezultat.

Oerd Bylykbashi: Votimi i emigrantëve bllokohet vetëm nga dështimi i qeverisë për t’i regjistruar ata. Janë vetëm 800 veta me të drejtën e votës dhe s’mund të funksionojë sistemi me kaq.

Dhe mënyra se si aplikon emigranti nuk jep asnjë lloj sigurie që adresa që ata deklarojnë të jetë adresa zyrtare e individit dhe nuk është klubi i dikujt jashtë ku mblidhen 100 apo 200 vota dhe më pas manipulohen.

Ndërkohë akti i KQZ-së ka problem të rënda, por është një gjë që rregullohet. Por kjo nuk mund të funksionojë me 800 emigrantë.

Të Lidhura

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026
Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026
Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026
Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026
PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026

22 Mars, 2026

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com