InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ja plani i Bashës për integrimin në BE”, Tabaku: Rama ka dështuar me gjithçka! Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me LSI

18 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Ja plani i Bashës për integrimin në BE”, Tabaku: Rama ka dështuar me gjithçka! Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me LSI

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vend, si dhe për programin që ka PD për integrimin e Shqipërisë në BE.

Duke u ndalur te koronavirusi, Tabaku tha se Rama ka dështuar në menaxhimin e krizës së Covid-19, si dhe me procesin e vaksinimit.

“Është totalisht jashtë realitetit, del e flet për rroga 2 mijë euro, aeroporte, etj., ndërkohë që Shqipëria është totalisht ndryshe. Rama nuk ka mbështetur me paketë ndihme bizneset. Vaksinimi po përdoret për çështje politike, nuk duhet të ndodhte kjo. Jemi vendi me vaksinimin më të ulët dhe pa pikë turpi kjo përdoret për fushata elektorale. Këtu kanë ardhur vetëm 2 mijë vaksina, më të ulëtat në rajon. Ky është ndër dështimet më të mëdha të qeverisë, por nuk është asgjë e re për mënyrën se si Rama ka qeverisur. Është e turpshme, kriminale dhe një arrogancë e jashtëzakonshme. Situata është totalisht ndryshe nga ajo situatë imagjinare, që po përpiqen të transmetojnë”, tha Tabaku.

Jemi drejt një katastrofe pandemie, siç ka thënë Meta dhe ka pasur një përgjigje sot nga Rama?
Unë di të them që ekonomia sot është në periudhën më të keqe të 30 viteve të tranzicionit. Bizneset janë në prag falimenti, sistemi shëndetësor është në kolaps. Besoj se Presidenti flet me ekspertë të fushës për këtë.

Po për komentin e Ramës se LSI do pësojë katastrofë pas zgjedhjeve?
I vetmi që i trembet dhe është në panik e sipër është kryeministri. Opozita e bashkuar është në terren. Në sondazhet tona PD dhe aleatët marrin mbi 20 deputetë në Tiranë, që bëjnë shumicën dërrmuese të votave. E kuptoj që situata është duke i ikur nga duart.

Si i keni marrëdhëniet me LSI?
PD është në krye të koalicion opozitar dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë aleatët, duke përfshirë edhe LSI. Nuk ka asgjë opozita, është e gjithë përballë një të keqe të madhe, që është Edi Rama.

Flasim tani për integrimin në BE, çfarë keni ndërmend të bëni?
Tabaku: Jemi i vetmi vend në rajon që ka pasur 3 kritere, dhe sot ka 15 kritere për integrimin. Integrimi evropian është dështim nga Rama që i ka kushtuar qytetarëve fonde, sepse po humbasim fonde nga BE, dhe i ka detyruar shqiptarët të largohen masivisht. Jemi duke u vonuar në këtë proces.
Ne ditën e hënë filluam prezantimin e programin për procesin e integrimit. Një plan pune me angazhime konkrete për t’u arritur. Basha takoi dhe dy kryeministrat, të Sllovenisë dhe Kroacisë, për të diskutuar pikërisht për këtë proces. Angazhimi i Bashës është që të hapet konferenca e parë për integrimin në 6-mujorin e parë të qeverisjes. Ne kemi prezantuar planin e punës për 15 kriteret. Kemi plane konkrete për korrupsionin, që do të nisin zbatimin që ditën e parë të marrjes së qeverisë.

Ramës i intereson vetëm ky çifligu i vogël këtu për të vjedhur. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për to dhe që procesi i integrimit është një nga elementët e matshëm dhe që do të matet që 6-mujorin e parë të qeverisjes sonë. Procesi është i tillë, që të plotësohen 6 kushte, për të filluar konferenca e parë ndërkombëtare. Janë elementë konkret, që kanë një plan pune dhe që do të plotësohet menjëherë. Leximi i këtyre 6 parakushteve lejon hapjen e konferencës së parë ndërkombëtare, për të vijuar pastaj me plotësimin e kushteve të tjera, që të nisë procesi për hapjen e negociatave. Për 8 vite kemi mbetur në vend, sepse kemi dikë që na qeveris që nuk i interesojnë shqiptarët. Unë takoj përditë qytetarë dhe të siguroj se edhe për të majtët situata është e papranueshme.

Do t’i vijojë Basha takimet për integrimin?
Basha do të bëjë çdo gjë tani në opozitë, dhe nesër në qeveri, që integrimi të kthehet në prioritet absolut. Do ta shihni se do të vijojë mbështetja për PD, por edhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Duhet ta bëjmë këtë që të fitojnë të gjithë shqiptarët.

Të Lidhura

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026
Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026
Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026
Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026
PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026

22 Mars, 2026

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com