Lideri i opozitës, Lulzim Basha, vijon kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama për keqqeverisje.
Ndërsa citon ish-presidentin amerikan, Abraham Linkoln, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Basha shprehet se qytetarët nuk mund të mashtrohen më dhe se më 25 prill do të fitojë Shqipëria.
“Abraham Linkoln thoshte: “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”, duke shtuar: “Rama, gënjeshtrat dhe premtimet e tua boshe na kanë lënë vend numëro. Po tani kupa është mbushur. Shqiptarët nuk do të mashtrohen më. Ata donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan. Më 25 prill nuk do të gajasesh më. Më 25 prill do të fitojë Shqipëria”, shprehet Basha.