InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha: PD në qeveri do të sjellë një kulturë të re politike përmes qeverisjes së përgjegjshme!

16 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Basha: PD në qeveri do të sjellë një kulturë të re politike përmes qeverisjes së përgjegjshme!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në bashkëbisedim në forumin për integrimin, organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, deklaroi se Partia Demokratike dhe ai personalisht zotohen se do të mbajnë duart larg nga sistemi i ri i drejtësisë. Basha theksoi se PD në qeveri do të sjellë një kulturë të re politike përmes qeverisjes së përgjegjshme.

“Këto janë 5 shtyllat e demokracisë: Një parlament i cili përfaqëson interesin e qytetarëve, i pastër nga krimi, i shkëputur nga lidhjet kriminale, që e mban qeverinë përgjegjëse dhe nuk është manar i qeverisë, një drejtësi e pavarur e cila garanton zbatimin e ligjit, media e pavarur që bën transparencën, një opinion publik i shëndoshë aktiv. Hapat e menjëhershëm besoj jua shpjegova.

Megjithatë nuk është momenti tani por shumë shpejt, shumë shpejt, brenda këtij viti do t’iu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një kushtetute të re. Horizontin e një kushtetute të re e cila të japë zgjidhje afatgjata për mos përqendrimin e pushtetit, për ndarjen dhe balancimin e pushtetit, për trios politika, për pavarësinë e institucioneve të pavarura, për fuqizimin e institucioneve dhe dobësimin e influencës në kuptimin malinj të fjalës politike mbi institucionin. Pa diskutim që do të jetë një ushtrim kombëtar i cili duhet të na përfshijë të gjithëve, kundërshtarin politik nesër në opozitë, shoqërinë civile dhe gjithë ekspertizën e domosdoshme kombëtare dhe ndërkombëtare për t’i dhënë shqiptarëve një tjetër kornizë të lojës kushtetuese ku mos ketë më xhepa për autoritarizëm, për abuzivizëm apo për t’i dhënë goditje pothuajse vdekjeprurëse kolonave kryesore të kontrollit dhe të balancës së pushteteve”, – tha Basha.

Basha preku edhe plagën më të madhe të Shqipërisë këto kohë, emigracionin masiv sidomos atë të të rinjve. Për të frenuar këtë eksod, Basha tha se duhet thithur investimet e krijimi i vendeve të punës që të rinjtë të punojnë këtu e jo të ikin jashtë.

“Për çdo të ri që largohet nga Serbia, largohen 12 të rinj nga Shqipëria. Po ju citoj drejtpërdrejt atë që më thanë në Berlin: 3 miliardë euro investime kemi në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë në Shqipëri. Ka nevojë për shpjegim?! “Nuk ka nevojë zoti kryetar i opozitës”.

Më shpjegoni se çfarë po shkon keq me vendin tuaj, se ne jemi Ministria Gjermane e Ekonomisë dhe ne na mjaftojnë këto dy shifra për të kuptuar se ku jeni ju. 3 miliardë euro investime në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë në Shqipëri. 10 herë më pak! Bëhet fjalë për linja prodhimi, për fabrika, bëhet fjalë për transfertë teknologjike, bëhet fjalë për trajnim të krahut të punës, trajnim të kualifikuar, arsim profesional dual.

Ka një përgjegjës dhe ndreqja e problemit fillon me largimin e këtij përgjegjësi me 25 prill dhe rikthimin e besimit tek politika dhe tek institucionet, se nuk ka instrument tjetër për të shëndoshur shoqërinë. 2 janë prioritetet që unë kam parashtruar me Berlinin zyrtar. Prioriteti i parë është zbatimi në kushtet e Shqipërisë i modelit të trajnimit masiv të rinisë shqiptare përmes edukimit dual. Nevoja për programues në Gjermani është mbi 80 % e 500 mijë programuesve që kërkon gjithë Europa. Interesi i korporatave të tyre, po marr një fushë vetëm, për të zhvendosur një pjesë të programimit në Europën juglindore ka çuar që vetëm në Serbi nga 40 mijë të punësuar të para dy viteve, 21 mijë të jenë në këtë sektor. E dyta që kam kërkuar është ndihmë në investimet private por edhe në bashkëpunimet me investimet publike që i takojnë Shqipërisë për sa i përket infrastrukturës fizike për këtë. Deri më sot ka ndodhur e kundërta. Porti i Hamburgut që është pikë referenciale botërore është përzënë nga porti i Durrësit. Porti i Hamburgut apo i Roterdamit duhet të ishin partnerët natyral të portit të Durrësit. Këto janë dy prioritetet kryesore, infrastruktura ta përmbledh me dy fjalë dhe arsimimi dual”, u shpreh Basha.

Gjatë këtij forumi u prekën edhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit europian dhe çështjet më të rëndësishme politike e ekonomike në vend. Basha u shpjegoi përfaqësuesve të Shoqërisë Civile detajet e programit qeverisë të prezantuar nga PD dhe garantoi ata dhe qytetarët shqiptarë se bëhet fjalë për një plan me angazhime konkrete dhe jo premtime boshe.

Të Lidhura

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025
Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025
Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

2 Nëntor, 2025
Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon
Aktualitet

Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025
Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Aktualitet

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën

26 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!
Kulturë

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!

5 Nëntor, 2025

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik
Show Biz

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik

5 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com