InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha takim me prodhuesit shqiptarë: I qëndrojmë angazhimit për taksën e sheshtë 9%

13 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Basha takim me prodhuesit shqiptarë: I qëndrojmë angazhimit për taksën e sheshtë 9%

Lideri i opozitës, Lulzim Basha këtë të shtunë në vijim të prezantimit të programit të tij politik, është takuar me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Basha shpalosi detajet e programit, në veçanti atij ekonomik dhe efektet që do të ketë ai për biznesin në përgjithësi e për prodhuesit shqiptar në veçanti.

Ja çfarë tha Basha:

“Në rrafshin e reformës fiskale, ne i qëndrojmë me vendosmëri angazhimit tonë për taksën e sheshtë 9%.

Sikundër, uljen e kontributeve shoqërore në 18%, pra, 9+9 duke zbatuar kështu parimin e taksës së sheshtë si një parim që do të nxisë rritjen ekonomike, do të nxisë punësimin, por po kështu do të nxisë transparencën dhe do të luftojë informalitetit dhe duke çuar në një skenar të tre palët fitojnë.

Sipërmarrjet shqiptare në radhë të parë, është një ndihmë e konsiderueshme financiare, është në fakt një akt i cili lë në xhepat dhe në kontot tuaja një pjesë të parave tuaja, se nuk është ndihmë, është thjeshtë mos t’ju fusim dorën në xhep aq thellë saç u është futur në këto 8 vite.

Në këtë mënyrë ju keni një stimulues për të stabilizuar gjendjen ekonomike e cila ka qenë e vështirë, është e vështirësuar edhe më shumë këto vitet e fundit. Kemi një stimulues për të investuar dhe për të punësuar, dhe këtu vjen pala e dytë fituese e këtij propozimi që janë të punësuarit.

Punësimi si objektiv kryesor ju jeni dhe ne besojmë se me të gjitha hapat që do të hidhen rezultati përfundimtar në krye të katër viteve do të jetë hapja e të paktën 110 mijë vendeve të reja të punës për ekonominë shqiptare në të gjitha sektorët, jo vetëm në sektorin e prodhimit.

Dhe pa diskutim që dhe shteti do të fitojë dhe ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë apo e shesin si paradoks duhet ta kenë fare të qartë; taksa 15% në tërësi ambienti fiskal, klima e tmerrshme e krijuar kundër biznesit ka çuar në skenarin më të mirë uljen e fitimeve të biznesit, në skenarin më të keq falimentimin e biznesit. Kur biznesit i ulen fitimet, edhe arka e shtetit është bosh.

Po kaq bosh dhe më bosh është në qoftë se biznesi falimenton. Ndërsa me fuqizimin e biznesit përfitojnë edhe të punësuarit, rritet dhe konsumi, përfiton dhe arka e shtetit.

Dhe ky është fituesi i tretë i skemës, i angazhimit që ne ndërmarrim në fushën fiskale.

Fiton sipërmarrja, fitojnë të punësuarit, hapen vende të reja pune, pa diskutim përfiton dhe arka e shtetit e cila, buxheti i shtetit, të ardhurat publike të cilat sigurisht duhet të destinohen me mençuri, me zgjuarsi për t’u përballur edhe me sfidat aktuale, por edhe për të mbështetur më tej zhvillimin ekonomik dhe jo të keqpërdoren duke ia dhënë paratë një grushti njerëzish, ortakësh të qeverisë apo duke bërë investime pa efiçiencë, zbukurime dhe buzëkuq elektoral i cili nuk ndihmon ekonominë, nuk ndihmon infrastrukturën, nuk ndihmon aspekte të tjera për standardin e jetesës siç janë uji i pijshëm, energjia, etj, etj-ra”.

Save

Të Lidhura

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026
Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026
Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026
Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026
PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026
Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com