Kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur një nga pikat e programit të Partisë Demokratike duke u shprehur i vendosur për t’iu dyfishuar menjëherë asistencën ekonomike të gjitha familjeve në nevojë pas 25 prillit.
Në një postim në rjetet sociale, Basha flet për një shpresë të re për Shqipërinë.
“Unë angazhohem t’u dyfishoj menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë.
Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton! ✌️”, deklaron Basha.