InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Këlliçi: Të rinjtë do të jenë përfituesit nr.1 të pronave të sekuestruara nga Anti-Mafia

5 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Këlliçi: Të rinjtë do të jenë përfituesit nr.1 të pronave të sekuestruara nga Anti-Mafia

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka zbuluar disa prej pikave që përmban programi i PD për Rininë.

“10 mijë studentë ekselentët në qeverinë e PD do të kenë praktika të paguara, ndërsa për secilin prej tyre mbështetje 300 mijë lekë të vjetra për 12 muaj rresht”, kështu premtoi Këlliçi.

Sipas programit, brenda mandatit të parë qeverisës katër inkubatorë biznesi do të ndërtohen për sipërmarrësit e rinj ku do të investojnë dije.

Gjithashtu pesë milion euro grante do jepen në sektorët e Mekanikës, High Tech-ut dhe Elektronikës.

Një tjetër pikë e programit sipas Këlliçit është edhe shndërrimi i pronave të sekuestruara nga AntiMafia në sipërmarrje sociale, inovacioni dhe mjedisi.

Të rinjtë për PD do të jenë përfituesit kryesorë nga pronat e sekuestruara.

PROGRAMI PËR RININË, PREZANTIMI I KRYETARIT TË FRPD, BELIND KËLLIÇI

Ky plan është pikërisht ai që na duhet të realizojmë, pas 8 viteve dështime të Edi Ramës dhe jam i lumtur që sot kemi përpara nesh një lider politik, i cili sjell një plan serioz për ne dhe që për herë të parë i’a ka lënë në dorë vetë të rinjve hartimin e këtij plani.

Në këto 8 vite, të rinjtë tanë u larguan nga vendi për shkak se kishin humbur shpresën.
Ne i dëgjuam të dhënat alarmuese sot:

80% e të rinjve në Shqipëri janë të papunë!

Gjysma e të rinjve duan të largohen nga vendi.

Ne po humbasim një brez të tërë, prandaj kemi nevojë për ndryshim – dhe kemi nevojë për ndryshim tani! Që të sjellim sukses në Shqipëri, për të ruajtur brezin tonë të ardhshëm, ne duhet të largojmë Edi Ramën, sepse:

Nuk ka Shqipëri pa rini! E ardhmja na përket ne! Kjo është Dekada e Rinisë.

Sot ne kemi në duar një program me të cilin Shqipëria fiton!

Fiton së pari rininë, ndalon shpopullimin e vendit, frenon boshatisjen e rrugëve, lagjeve dhe shkollave tona nga të rinjtë. E pikërisht për ta ndryshuar këtë realitet, ne do ta shpërblejmë financiarisht mundin dhe punën e ekselentëve, me praktika të paguara për 10 mijë studentë!

300 mijë lekë të vjetra në muaj për secilin prej tyre, për 12 muaj rresht!

Brenda mandatit të parë do të ndërtojmë 4 inkubatorë biznesi për t’i lejuar sipërmarrësve të rinj të investojnë dije dhe para në vendlindjen e tyre. E ardhmja do të ndërtohet në Shqipëri.

E ardhmja do të projektohet këtu. Duke subvecionuar të gjitha sipërmarrjet rinore në zonat e varfra. 5 milionë euro grante do të jepen për sektorët e Mekanikës, High Tech-ut dhe Elektronikës!

Pronat e sekuestruara nga AntiMafia, do t’i kalojnë sipërmarrjeve të karakterit social, atyre të inovacionit dhe mjedisit. Të rinjtë do të jenë përfituesit nr.1 të këtyre pronave dhe aseteve. Qeveria Basha do të fuqizojë financiarisht sipërmarrjet rinore.

Vetëm kështu të rinjtë do të gjejnë para të zhvillojnë idetë e tyre novatore në vendin e tyre.
Të rinjtë janë grupi më i madh i interesit në Shqipëri.

Ata duan një dorë, duan një mbështetje. Ne do t’i ndihmojmë me të dyja duart.

Qeveria Basha do të jetë dera e parë ku nesër të rinjtë do të trokasin.

Më 25 prill kemi mundësinë e madhe të kemi një qeveri që na përfaqëson, që punon për interesin publik dhe për të rinjtë.

Për herë të parë në zhvillimet politike të këtij 30-vjeçari, kandidati për kryeministër, është një qytetar i arsimuar jashtë, me formim perëndimor, me arritje të prekshme në karrierën e tij politike, ndaj:

Ju bëj thirrje juve, të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë – të bëni ndryshimin dhe të votoni për Partinë Demokratike, të votoni për Lulzim Bashën.

Vetëm në këtë mënyrë rinia do të fitojë. Shqipëria do të fitojë.

Faleminderit shumë.

Të Lidhura

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes
Aktualitet

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes

22 Shtator, 2025
I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident
Aktualitet

I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident

22 Shtator, 2025
Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot

21 Shtator, 2025
Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike

20 Shtator, 2025
Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë
Aktualitet

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

20 Shtator, 2025
PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat
Aktualitet

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

20 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Trump jep lajmin e MIRË: Kemi gjetur kurën për AUTIZMIN! Ja kur do të publikohet
Bota

Trump jep lajmin e MIRË: Kemi gjetur kurën për AUTIZMIN! Ja kur do të publikohet

22 Shtator, 2025

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes
Aktualitet

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes

22 Shtator, 2025

Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale
Të ndryshme

Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale

22 Shtator, 2025

I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident
Aktualitet

I apasionuar pas motorëve, 16-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident

22 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com