Si çdo të hënë i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë metorologu, Hakil Osmani për të folur mbi parashikimin e motit në ditën në vijim.
Kjo javë ka nisur me vranësira dhe reshje shiu të cilat sipas Osmanit priten që të na shoqërojnë edhe ditën e nesërme dhe më pas do të kemi një përmirësim të motit në territorin shqiptar. E gjithë java pritet të jetë nën kushtet e motit të qëndrueshëm.
“Dita e martë do të ketë prezencë të reshjeve të shiut më të pakët ku këto reshje do të jenë më të pranishme në zonat jugore, më pas gjatë pasdites sjellin një përmirësim si fillim në zonat veriore më pas në ato qëndrore dhe në orët e mbrëmjes pothuajse i gjithë territori shqiptar do të jetë me një mot të qëndrueshëm. Do të vijojnë deri në fundjavë duke bërë që të kemi një mot të kthjellët ku herë pas here kalime vranësirash por pritet që mos kemi prezencë të dukshme të reshjeve të shiut, përjashtuar me ndonjë reshje të izoluar”
Sa i përket vlerave termike ato do të pësojnë një rritje duke shkuar deri në 15-16 Gradë Celsius.