InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fatos Lubonja: Në Shqipëri krimi është sheshit, bashkëpunon me Ramën!

1 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Fatos Lubonja: Në Shqipëri krimi është sheshit, bashkëpunon me Ramën!

Analisti Fatos Lubonja e nisi komunikimin e tij me “Skype”, në rubrikën “Opinion”, në News24, me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, ku tha se në Shqipëri situata është dramatike.

“Kam shumë raste, të njohur, që kanë pasur probleme, madje edhe me Covid, dhe kur kanë marrë mjekun e familjes iu ka thënë se ‘do ta shkruaj emrin, por nuk e di a do të vijnë’, dhe nuk kanë shkuar fare. E them këtë për të vënë para përgjegjësisë ata që duhet të merren me këtë, se unë e shoh dramatike situatën dhe ndoshta ka hyrë edhe varianti i ri i virusit”, u shpreh analisti.

Duke komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim për pastërtinë e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit, Lubonja u shpreh se në Shqipëri krimi është sheshit, bashkëpunon me politikën dhe me vetë Ramën.

“Kjo është një përsëritje e variantit të ndonjë druri të shtrembër, që nuk e dëmton imazhin e pyllit me drunj të drejtë. Rama kërkon të lajë duart nga çdo lloj përgjegjësie, ndërkohë që sipas mendimit tim, nuk ka nevojë fare për dhoma torturash, por krimi është sheshit në Shqipëri, bashkëpunimi me krimin, duke filluar që nga Rama e poshtë, është sheshit. Mbrojtja e krimit dhe bashkëpunimi me krimin po ashtu është sheshit. Këtu është dhe problemi me ambasadoren amerikane. Këtu bëhet fjalë për një pyll, që e ka marrë flaka, jo për disa drunj të shtrembër. A po bëjnë lojë dhe ndërkombëtarët, apo janë kaq naivë, këtë nuk di ta them, por duhet të kuptojnë që këto janë thjesht parulla. Këtu ke kryeministrin që bën gati përditë nga një gënjeshtër. Këta na kanë gënjyer për viktimat e Covid, duke na thënë se janë vetëm 1 mijë viktima, kur kanë vdekur 6 mijë persona dhe mendohet se nga Covid-i. Ky vend qeveriset përmes gënjeshtrës dhe këtë ambasadorja, më mirë të bëjë punën si diplomate, se sa të bëjë deklarata të tilla, që tregojnë se nuk e njohin fare realitetin në Shqipëri”, deklaroi ai.

Kandidimi i Ramës në dy qarqe, Vlorë e Durrës, a ka rëndësi kjo?
Problemi i Shqipërisë nuk është çfarë thotë Venecia apo çfarë duhet bërë, sepse këta shkelin me këmbë çdo lloj ligji që kanë shkruar. Pak rëndësi ka në sa qarqe kandidon ai. Më duket pak si luks të merresh me rekomandimet e Venecias, kur ne jemi në këtë situatë.

Vota e emigrantëve…
Unë e shoh si një manovër plus, që atyre iu sjell më shumë vota. Mbase është paragjykim, por i bazuar nga gjykimet paraardhëse të bëra jo për t’i shërbyer demokracisë, por për të kapur zgjedhjet. Nëse do të futet vota e emigrantëve, do të jetë një ‘mollë sherri’ më shumë për manipulim të zgjedhjeve. Kur u prish konsensusi i ‘5 qershorit’, mund të presësh çdo gjë. Këtu po bëhet luftë për jetë a vdekje.

Të Lidhura

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza
Aktualitet

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza

6 Korrik, 2025
E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025
Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025
Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe
Aktualitet

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe

4 Korrik, 2025
Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA

3 Korrik, 2025
Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit

3 Korrik, 2025

TË FUNDIT

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza
Aktualitet

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza

6 Korrik, 2025

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’
Show Biz

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’

6 Korrik, 2025

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump
Bota

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump

6 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025

6 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com