Nga Mirlinda ÇOLLAKU
Ajo çfare e ben nje qytet te jetueshem cilesisht, eshte cilesia e sherbimeve bazike te tij, uji, drita, ajri, parqet, rruget…
Ne Tiranen tone, dritat ikin e vijne dhe nqs nuk ke investuar vete ne shtepi ne pajisje stabilizuese, per shkak te “miremenaxhimit”te OSHE mund te perfundosh te ndryshosh cdo muaj TV ose lavatrice nga kolpot e tensionit…
E me premtimin “e mbajtur” te Erionit te Rames me 24 ore uje, larg qofte te te ikin dritat se piken e ujit ne rrjet nuk e ke dhe perfundon shkumen nga syte e fshin me peshqir, pasi uji ne pallatet e Tiranes eshte vetem me depozita dhe 2 ore ne dite nga rrjeti.
Sa per pemet nuk ke c’thua se pellembe e pallat eshte fiks premtimi i “mbajtur” i Erionit te Rames kur nuk do ndertonte asnje kulle ne Tirane por vetem parqe…
Erioni i Rames, ky “artdashes” i madh nuk kishte se si te na e provonte me mire kete sesa duke shembur si vandale teatrin ne mes te nates, por halli I kullave me 20% alla Gallo…
Parqet e femijeve gjithandej…premtim i “mbajtur” i Erionit te Rames.
Mjafton te kujtojme ne qe kemi lindur ne kete qytet si ka qene kendi I lojrave “7 Xhuxhat”…
Te gjithe e mbajme mend, por me siguri zilia na ka zene syte dhe nuk na le te shikojme nje Disney Land te vertete qe e ka shnderruar “premtim-mbajturi i Rames” Erioni…
Dhe ky eshte drejtuesi politik i PS ne Tirane dhe ky eshte ai qe do ta besojme serish se eshte djali punetor e fjalembajtur…
Me genjeve nje here turp per ty, me genjeve dy here turp per mua… kjo eshte dilema e 25 prillit me tiransit e me Erionin e Rames…


