Klubi i Barcelonës ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të detajeve të kontratës “faraonike”, që Lionel Messi ka firmosur në vitin 2017 me “blaugranat”.
Në reagim shkruhet se klubi “do të ndërmarrë veprime të duhura ligjore kundër gazetës “El Mundo Deportivo”, për shkak të paragjykimeve që mund të shkaktohen nga ky botim.
Barça, përmes kësaj deklarate, ankohet që informacioni që “është zbuluar publikisht, është një dokument ekskluzivisht privat i nënshkruar me parimin e konfidencialitetit midis palëve”.
Përveç kësaj, klubi “mohon kategorikisht të ketë përgjegjësi në botimin e këtij dokumenti”, ndërsa “shpreh mbështetjen e tij absolute për futbollistin”, veçanërisht përpara çdo përpjekjeje për të diskredituar imazhin e tij dhe dëmtuar marrëdhëniet e tij me klubin ku ai është bërë lojtari më i mirë në historinë e futbollit”.

Sipas kontratës së re, Barcelona i ofron Messit mbi 555 milionë euro në 4 vjet.
Numri i 10-të i Barcelonës nuk ka folur ende në lidhje me këto lajme të publikuara, në lidhje me kontratën e tij, por e sigurt që ndjehet i tradhtuar nga një prej personave që kanë qenë në dijeni të saj.
Messi ka patur një konflikt të hapur me ish-presidentin Bartomeu, dhe publikimi i këtij lajmi mund të ketë qenë si një lloj hakmarrje nga ana e këtij të fundit ndaj sulmuesit argjentinas.